Ndërlidhjet

Majlinda bën historinë - fiton medaljen e artë në Olimpiadë


Majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi

Majlinda, kampione olimpike

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo për femra në Lojërat Olimpike në Rio Janeiro të Brazilit.

Kelmendi ka mposhtur në finale Odette Giuffrida nga Italia, për t’u stolisur më pas me medaljen e artë në Lojërat Olimpike në RIO.

Majlinda Kelmendi, është kampione botërore në vitin 2013, në xhudo për femra, në kategorinë deri në 52 kilogram.

Kosova për here të pare shënon fitore historike, duke fituar medalje olimpike.

Edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike Verore ka nisur më 5 gusht në Rio Janeiro të Brazilit, ku Kosova paraqitet për herë të parë.

Kosovanë Lojërat Olimpike në RIO po përfaqësohet nga 8 sportistë të disiplinave të ndryshme.

Kosova, u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar para më pak se 2 vite dhe është anëtarja më e re që i shtohet familjes olimpike.

Gara e Majlindës

Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo, e cila po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike, ka arritur të shkojë në finale. Në gjysëmfinale ajo mposhti japonezen Misato Nakamura.

Më herët ajo mposhti zviceranen Evelyne Tschopp e po ashtu edhe Christianne Legentil nga Mauritania.

Ajo ka arritur të kualifikohet për në finalen e Lojërave Olimpike, të cilat po zhvillohen në Rio de Janeiro të Brazilit.

Majlinda Kelmendi në Olimpiadë

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se garat në të cilat do të marrë pjesë Majlinda Kelmendi fillojnë sot në orën 10 sipas kohës lokale.

“Garat ne kategorinë ku garon Majlinda Kelmendi fillojnë sot, në orën 10:00 me kohen lokale të Brazilit. Kelmendi është e lirë në luftën e parë, ndërsa lufta e dytë është paraparë në orën 11: 24, që me kohën e në Kosovë është 16:24”, ka bërë të ditur Hasani.

Ai ka shtuar se: “Majlinda Kelmendi është e përgatitur për këtë moment dhe unë personalisht mendoj se do të shkëlqejë”.

Majlinda Kelmendi është kampione botërore në vitin 2013, në xhudo për femra, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike Verore ka nisur më 5 gusht në Rio Janeiro të Brazilit, ku Kosova paraqitet për herë të parë.

Kosova përfaqësohet në Lojërat Olimpike në RIO nga 8 sportistë të disiplinave të ndryshme.

Kosova u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar para më pak se 2 viteve dhe është anëtarja më e re që i shtohet familjes olimpike. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG