Ndërlidhjet

Shpërthim afër shtëpisë së drejtorit të RTK-së


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur prapa shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm të këtij mediumi publik, Mentor Shala, por ka kaluar pa pasoja në njerëz.

Në faqen e internetit të RTK-së thuhet se shpërthimi ka ndodhur të dielën, rreth orës 22:10.

“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, citohet të ketë thënë zoti Shala.

Policia ka filluar hetimet për autorët apo motivet e mundshme të këtij shpërthimi, që pasoi sulmin e 22 gushtit në ndërtesën e Radiotelevizionit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG