Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Paralelizmi në institucione, rrezikon stabilitetin e Maqedonisë


Përplasjet mes Prokurorisë Speciale dhe strukturave të caktuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë nxjerr si asnjëherë më parë në shesh funksionimin e strukturave paralele në institucione, në disa prej të cilave në poste udhëheqëse janë përfaqësues të opozitës në bazë të marrëveshjes politike.

Kjo në veçanti ka ardhur në shprehje në Ministrinë e Brendshme që drejtohet nga Oliver Spasovski nga LSDM-ja opozitare, i cili në bazë të një vendimi gjyqësor i ka ofruar Prokurorisë Speciale të gjithë mbështetjen për hetime në drejtorisë e policisë sekrete lidhur përgjimet e paligjshme të zyrtarëve.

Por, drejtuesit e kësaj policie, që janë nën kompetencat e qeverisë kanë penguar prokurorët e zbatimin e vendimit gjyqësor, pengesa që janë përcjell me tensione, ndalime të zyrtarëve e madje edhe më lëvizje të trupave të sigurisë, varësisht se cilin krah drejtues mbështesin.

“Me Ministrinë udhëheqë Ministri i Punëve të Brendshme. E di se në kushte sikur që tani funksionon Ministria, apo qeveria aktuale e cila është rezultat i marrëveshjes politike, ka mospajtime e kështu me radhe, por është e qartë se me këtë dikaster udhëheqë Ministri, ashtu sikur kryeministri udhëheq me qeverinë”, ka deklaruar për mediet Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski duke shtuar se zëvendësi i tij nga radhët e VMRO-së, duhet të punojë vetëm se për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, ashtu siç parashihet me marrëveshjen politike.

Por, Oliver Andonovski ka akuzuar Spasovskin për siç thotë, përpjekje për puç shtetëror për shkak të bashkëpunimit me prokuroren speciale për ti mundësuar qasje në dokumente me interes të lartë shtetëror.

“Prokurorja speciale duhet ta di se çfarë do, çfarë kërkon dhe të vjen e përgatitur në kuadër të dispozitave ligjore të merr atë që dëshiron”, tha Zëvendësministri Andonovski.

Por, njohësit e çështjeve juridike dhe të sigurisë thotë se të gjithë e kanë të qartë se çfarë kërkon Prokuroria Speciale, në rastin konkret ajo po heton se ku janë kryer përgjimet, në policisë sekrete siç beson i gjithë opinioni, apo nga strukturat e huaja sekrete, siç pretendon pushteti.

“Me vendim gjyqësor në çdo shtet normal prokuroria nuk do të duhej të kishte as pengesën më të vogël në kryerjen e detyrës, por Maqedonia gjithashtu mund të jetë ndër vendet e rralla që në një resor ministror të ketë përfaqësues edhe nga opozita edhe nga pozita. Pra kemi institucioneve që udhëhiqen nga dy grupe politike andaj duhet pasur kujdes që të mos kemi përkeqësim të mëtejmë të gjendjes”, thotë Mitko Gaxhovski, njohës i çështjeve juridike.

Ndërkohë, Bllagoja Markovski, ekspert i sigurisë dhe ish epror i lartë ushtarak, thotë se në Maqedoni kemi institucione paralele që janë pasoj e mosmarrëveshjeve politike. Ai vlerëson se një funksionim i tillë mund të ketë pasoja edhe ndaj stabilitetit të vendit andaj kërkon uljen e tensioneve dhe funksionimin normal të institucioneve.

“Në bazë të kompetencave vlerësoj se hierarkia është e qartë dhe në këtë rast ministri i ka të gjitha autorizimet për të drejtuar të gjitha strukturat e Ministrisë së Pune të Brendshme. Por, situata u ndërlikua me vendim të qeverisë që nën kompetenca të saj t'i kaloj dy drejtori të MPB-së, atë për siguri publike dhe drejtorinë e sigurimit dhe kundërzbulimit (DSK)".

"Në këtë rast, kemi paralelizëm në funksiononim e kësaj ministrie dhe kjo u dëshmua në rastin me Prokurorinë Speciale. Kjo është brengosëse për faktin se në strukturat e sigurimit tani kemi dy komanda që assesi nuk guxon të ndodhte. Kjo gjendje duhet të kapërcehet pasi tani kemi mosrespektim të vendimeve mes institucioneve”, thotë Markovski.

Prokuroria Speciale, ndërkohë, ka vazhduar të merr mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, të cilat përmes ambasadave të tyre i kanë bërë thirrje partive dhe institucioneve që të mos pengojnë punën e saj në zbardhjen e aferës së përgjimeve, si mundësi e vetme për zgjidhjen e krizës që rëndë në të cilën ndodhet Maqedonia që nga shkurti i vitit të kaluar, kur opozita nisi me publikimin e bisedave të përgjuara të zyrtarëve të lartë. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG