Ndërlidhjet

Gafat: Nga Ilirët e Azisë deri te Skenderbegu i Vetëvendosjes


Seancat e Kuvendit të Kosovës u karakterizuan me hedhje të gazit lotsjellës dhe gafa politike.
Seancat e Kuvendit të Kosovës u karakterizuan me hedhje të gazit lotsjellës dhe gafa politike.

Nëse viti 2016 nuk u karakterizua me vendime të mëdha politike, ai u karakterizua me gafa e fjalë të mëdha nga politika.

Kuvendi i Kosovës, edhe në vitin 2016 ishte jo vetëm vendi i debatit, por edhe i gazit, vendi ku u trajtua e sotmja, e ardhmja dhe historia.

Debatet parlamentare nxorën në duel kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, përballë Fisnik Ismajlit të Vetëvendosjes, i cilësuar aty si Skenderbeg.

Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:10 0:00

Nuk e qetësoi me fjalët në gjuhën shqipe, por Kadri Veseli e qetësoi Fisnik Ismajlin vetëm kur i foli anglisht.

Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:16 0:00

Shumë u përfol për një lloj klani në skenën politike të quajtur, “Pronto”.

Portali Insajderi, nxori në publik bisedat telefonike të shumë zyrtarëve të këtij klani. I njohur nga “Pronto 1” si “shefi i shefave”, Adem Grabovci ishte në hall të madh me moskonkurrimin e bashkë-partiakut të tij, Bahri Hyseni, për bordin e KOST-it, ku partisë më të madhe në pushtet, po i duhej shumë një i mirë si Hyseni.

Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:21 0:00

Edhe këtë vit kishte zgjedhje. Ishin të nivelit lokal, ku Drenasi zgjodhi kryetar, Ramiz Lladrovcin. Kryetari i ri i kësaj komune, gjatë një debati televiziv, ishte transparent rreth pasurisë së tij.

Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:06 0:00

Lladrovci tha se vjen nga një parti e fuqishme, e cila e rrëzon edhe thënien e vjetër filozofike se bashkimi e bën fuqinë.

Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:07 0:00

Kur krerët e të gjitha komunave, me ftesë të ministrit të Brendshëm, Skënder Hyseni u mblodhën të diskutojnë luftimin e terrorizmit, vetëm Drenasi po mungonte. Derisa takimi po fillonte, ministri po e merrte një lloj konfirmimi se kush është e kush nuk është i pranishëm, dhe ai menjëherë e dha supozimin e tij se ku ndodhej paria e Drenasit në atë moment.

Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:08 0:00

Krejt në fund, kemi përzgjedhur zbulimin e vendit ku fshiheshin Ilirët e lashtë. Atë që historia nuk arriti dot ta dëshmojë, e dëshmoi deputeti Adem Salihaj. Duket se problemi me dokumentimin e jetës së Ilirëve në Ballkan, qëndron në faktin se ata, trashëgiminë e tyre e zhvendosën në Azi. Për ta dokumentuar këtë fakt, Kosova nuk ka një “Discovery Channel”, por ka një Discovery Adem Salihaj.

Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:15 0:00

Dëgjues të Radios Evropa e Lirë, këto ishin vetëm disa nga gafat dhe momentet qesharake që përcollën skenën politike në Kosovë gjatë vitit 2016. Momente të tilla me siguri se do të sjellë edhe viti 2017. Deri atëherë, mirë u dëgjofshim!

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:51 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG