Arritja e dhjetëra mijërave njerëzve në Washington në Marshin e grave, ka krijuar tollovi të madhe në transportin me autobusë. Organizatorët e marshit presin rreth 200 mijë pjesëmarrës në marsh.
Kompanitë e autobusëve i kanë mbushur autobusët. Transportuesi Skedaddle ka kërkesa për rezervime nga të gjitha pjesët e Shteteve të bashkuara të Amerikës, ndërkaq Rally ka krijuar pako të veçantë të transportit për Marshin e grave dhe planifikon të bartë 50 mijë njerëz në Washington.
Organizatorët e marshimit në internet kanë bërë një motor kërkimi që ndihmon ata që duan të vijnë në Uashington, për të gjetur autobusë.
Më poshtë kemi tweets nga marshimet në vende të ndryshme të botës:
Disa mijëra gra dhe burra i janë bashkuar marshit në Sidnej . “Urrejtja, fjalimi që nxit urrejtje, fanatizëm, diskriminimi, politikat paragjykuese, këto nuk janë probleme amerikane, janë probleme globale”, i ka thënë turmës bashkëthemeluesja e marshit në Sidnej, Mindy Freiband.
Rreth 1000 njerëz janë mbledhur në Bruksel në protestën “Drita për të Drejta” më 20 janar. Turma, kryesisht e përbërë nga gratë, e ka kundërshtuar seksizmin dhe ka protestuar kundër presidentit amerikan, Donald Trump.
Facebook Forum