Ndërlidhjet

Washington
Washington

Marshi i grave në Washington dhe në botë

Gratë, por dhe disa burra, dolën në numër të madh në Uashington dhe në mbarë botën në protesta masive të organizuara kundër presidentit tc SHBA-së, Donald Trump.

Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sydney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland.

Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera.

Ngjarja kryesore "Marshi i grave " u zhvillua në Washington.

Një nga folëset para turmës tha se në marshin në kryeqytetin amerikan janë mbledhur gjysmë milioni njerëz, ndonëse kjo shifër nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Organizatorët e marshit fillimisht kanë thënë se presin që 200 mijë njerëz të marrin pjesë në protestën, që ka filluar në orën 16 sipas kohës së Kosovës, dhe se në marshet në të gjithë botën do të ketë mbi 2 milionë njerëz.

12:31 21.1.2017

Kosova u solidarizua sot me marshin botëror “Gratë marshojnë”, i cili në Prishtinë u organizua nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.

Marshi i grave në Prishtinë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:21 0:00

13:09 21.1.2017

Mijëra njerëz nga Australia dhe Zelanda e Re kanë dalë në rrugë më 21 janar, duke e nisur Marshin global të Grave, një lëvizje e themeluar në Uashington si protestë ndaj presidentit të sapo inauguruar amerikan, Donald Trump.

Disa mijëra gra dhe burra i janë bashkuar marshit në Sidnej dhe një turmë e ngjashme ka marrë pjesë edhe në protestën e Melburnit.

“Urrejtja, fjalimi që nxit urrejtje, fanatizëm, diskriminimi, politikat paragjykuese, këto nuk janë probleme amerikane, janë probleme globale”, i ka thënë turmës bashkëthemeluesja e marshit në Sidnej, Mindy Freiband.

Qindra njerëz gjithashtu kanë demonstruar në qytetet më të mëdha të Zelandës së Re, Uellington dhe Auckland.

Marshet në Australi dhe Zelandën e Re janë të parat nga mbi 600 protesta që janë planifikuar në shumë qytete të botës.

Gratë nga e gjithë SHBA-ja po mblidhen në Uashington për të marrë pjesë në një protestë masive më 21 janar, ditën e parë në detyrë të presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump është kritikuar disa herë për sjelljet dhe deklaratat publike në lidhje me gratë.

Tani, shumë gra dhe burra planifikojnë që nëpër rrugët e kryeqytetit amerikan të shprehin atë që e ndjejnë rreth Trumpit, duke iu bashkuar një demonstrate që quhet “Marshi i Grave”.

Marshime të tjera “solidarizuese” pritet të organizohen në qytete të tjera në të SHBA-në, dhe nëpër botë.

Organizatorët thonë se ata duan që zërat e tyre të dëgjohen nga administrata e Trumpit, ditën e parë të punës.

“Marshi i Grave në Uashington do të dërgojë një mesazh të fuqishëm për qeverinë tonë të re në ditën e parë të punës, por edhe drejt botës se të drejtat e grave janë të drejta të njeriut”, kanë thënë organizatorët përmes faqes së internetit womensmarch.com.

“Ne qëndrojmë së bashku, duke e kuptuar se mbrojtja e më të margjinalizuarve në mesin tonë është mbrojtje e të gjithë neve”.

Organizatorët e marshit kanë shtuar se me gjithë emrin, të gjithë janë të mirëpritur t’i bashkohen marshit, jo vetëm gratë.

Organizatorët presin që 200 mijë njerëz të marrin pjesë në protestën e Uashingtonit, e cila pritet të fillojë në orën 16:00, sipas kohës në Kosovë.

Marshi mbahet një ditë pas inaugurimit, që përfshinte ceremoninë e rregullt, por e penguar edhe nga protesta dhe dhuna në kryeqytetin amerikan.

Pamjet televizive shfaqnin njësitë speciale të policisë duke arrestuar protestuesit që thyenin xhamat e dyqaneve dhe bizneseve. AFP raporton se shumica e protestuesve kanë qenë të maskuar, të veshur në të zeza dhe duke mbajtur flamuj anarkistë.

Incidente të tjera janë raportuar në tërë Uashingtonin. Policia ka arrestuar dhjetëra njerëz më 20 janar.

Organizatorët e Marshit të Grave kanë kërkuar nga pjesëmarrësit që të protestojnë paqësisht.

“Mos dhuna është mënyra e jetesës për njerëz të guximshëm”, kanë thënë organizatorët e këtij marshi.

Faqja e internetit e tyre ka thënë se 673 marshe janë planifikuar në tërë botën, me mbi 2 milionë përkrahës.

Në Londër, organizatorët kanë bërë thirrje për një ditë ndërkombëtare të solidaritetit.

“Zgjedhjet amerikane kanë nxitur lëvizje për gratë për të mbrojtur vlerat pozitive që politika e frikës i hedh poshtë”, kanë thënë ata.

Në Moskë, organizatorët gjithashtu po planifikojnë një marsh solidarizues më 21 janar.

“Miliona do të mblidhen në Uashington dhe në qindra qytete të tërë botës”, kanë thënë ata në faqen e internetit actionnetwork.org.

"Kjo do të jetë një ngjarje vendore për ata që nuk mund të udhëtojnë drejt Uashingtonit – në vend të kësaj, ne do të marshojmë këtu në Moskë në solidaritet me Marshin e Grave në Uashington”

13:28 21.1.2017

Rreth 1000 njerëz janë mbledhur në Bruksel në protestën “Drita për të Drejta” më 20 janar. Turma, kryesisht e përbërë nga gratë, e ka kundërshtuar seksizmin dhe ka protestuar kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Protesta kundër Trumpit në Bruksel
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

13:44 21.1.2017

Disa mijëra gra dhe burra i janë bashkuar marshit në Sidnej . “Urrejtja, fjalimi që nxit urrejtje, fanatizëm, diskriminimi, politikat paragjykuese, këto nuk janë probleme amerikane, janë probleme globale”, i ka thënë turmës bashkëthemeluesja e marshit në Sidnej, Mindy Freiband.

Sydney
Sydney

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG