Departamenti i multimedias i Radios Evropa e Lirë, ka krijuar një galeri me foto nga marshimet në vende të ndryshme:
Gratë nëpër botë marshojnë kundër Trumpit
Mijëra njerëz në më shumë se 600 qytete kanë marshuar në rrugë, si pjesë e një nisme globale "Marshi i grave", në shenjë proteste kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.
Dhjetëra mijëra gra pritet të marrin pjesë në marshimin kryesor të grave në Uashington, më 21 janar, ditën e parë të plotë të presidencës Trump. Organizatorët e ngjarjes thonë se ata duan të dërgojnë një mesazh "për botën që të drejtat e grave janë të drejta të njeriut."
Përveç mbrojtjes së të drejtave të grave, marshuesit gjithashtu kërkojnë mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara, duke përfshirë edhe njerëzit me ngjyrë, minoritetet etnike dhe fetare, personave me nevoja të veçanta, si dhe komunitetit LGBT. Këtu është një përzgjedhje e imazheve nga marshimet e grave në mbarë botën.
Ish-kandidatja për presidente të SHBA-së nga radhët e demokratëve Hillary Clinton, nëpërmjet rrjetit social twitter ka shkruar: Faleminderit për qëndrimin, fjalët dhe marshimin për vlerat tona
Mijëra gra mblidhen për të protestuar kundër programit të presidentit Donald Trump.
Protestues me kapela rozë shihen në një video të drejtpërdrejtë nga korespondenti i RFE/RL-së Sarl Shreck.
Facebook Forum