Ndërlidhjet

Washington
Washington

Marshi i grave në Washington dhe në botë

Gratë, por dhe disa burra, dolën në numër të madh në Uashington dhe në mbarë botën në protesta masive të organizuara kundër presidentit tc SHBA-së, Donald Trump.

Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sydney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland.

Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera.

Ngjarja kryesore "Marshi i grave " u zhvillua në Washington.

Një nga folëset para turmës tha se në marshin në kryeqytetin amerikan janë mbledhur gjysmë milioni njerëz, ndonëse kjo shifër nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Organizatorët e marshit fillimisht kanë thënë se presin që 200 mijë njerëz të marrin pjesë në protestën, që ka filluar në orën 16 sipas kohës së Kosovës, dhe se në marshet në të gjithë botën do të ketë mbi 2 milionë njerëz.

20:19 21.1.2017

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se në fillim të protestës në Uashington, turma e kishte mbushur në tërësi rrugën e marshimit, duke iu pamundësuar organizatorëve që të udhëhiqnin turmën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, fitues i Grammy-t, Angelique Kidjoo, e ka argëtuar turmën me një version optimist të Sam Cooke's A, "Change Is Gonna Come".

19:30 21.1.2017

Aktivistët në Prishtinë, Pragë eTbilisi morën pjesë në marshimet simotra, duke iu bashkuar protestave të shumta globale kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.

Aktivistët në Tbilisi, Prishtinë dhe Pragë i bashkohen marshit global
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00

19:23 21.1.2017

Olson: Mobilizim global, organizim lokal

Koordinatori i Marshit të grave në Washington dhe bashkëpunëtor në organizimin e marshit në Gjenevë, Karen Olson, tha për Radion Evropa e Lirë(Shërbimi për Ballkanin) se në Gjenevë marshuan rreth 2,000 njerëz, më shumë se sa pritej.

"Në Gjenevë, ne kemi vendosur të mbajmë një marshim të grave në mënyrë që të krijojmë një platformë se të drejtat e grave janë të drejta të njeriut dhe se ne duhet të jemi vigjilentë për t'i mbrojtur të drejtat e njeriut dhe ato civile të të gjitha krijesave në këtë klimë të pasigurisë, për shkak të rritjes së populizmit në mbarë botën, që vepron si një bartës i racizmit, seksizmit, jotolerancës, ksneofobisë, nacionalizmit dhe izolimit...", tha Olson.

"Në Gjenevë, ne besojmë se formula e vjetër e 'Mendo globalisht, vepro lokalisht', është shndërruar tashmë në një 'mobilizim global, të organizuar në vend," shtoi Olson.

Gjenevë
Gjenevë

19:15 21.1.2017

Pamje drejtpërdrejt nga marshi...

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG