Ndërlidhjet

Dygjuhësia, hallkë e integrimit


Kosova mund të shërbejë si shembulli më i mirë kur bëhet fjalë për përdorimin e gjuhëve të pakicave kombëtare, vlerësojnë autoritetet e Kosovës. Sipas tyre, ndonëse ekzistojnë mjaft vështirësi për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës, vullneti për ta respektuar këtë të drejtë ekziston.

Gjuha shqipe dhe ajo serbe janë gjuhë zyrtare në Kosovë.

Në bazë të regjistrimit të fundit, më shumë se 90 për qind të popullësisë së Kosovës e përbëjnë shqiptarët, ndërkaq të tjerët janë serbë, boshnjak, turq, rom, ashkali dhe egjiptian.

Sipas Ligjit për përdorim të gjuhës, gjuhët; turke, boshnjake dhe rome, e kanë statusin e gjuhëve zyrtare në komunat ku jetojnë së paku 5 për qind e pjestarëve të këtyre bashkësive nga numri i përgjithshëm i popullatës. Në vendet ku ata janë 3 për qind , atio gjuhë gjithashtu janë në përdrim zyrtar.

Për shembull, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, gjuha turke është gjuhë zyrtare në prizren dhe në Mamushë. Gjuha boshnjake është zyrtare në Pejë, Dragash dhe Prizren, ndërkaq në Graçanicë, në afërsi të Prishtinës, gjuhë zyrtare është edhe gjuha rome.

Dygjuhësia është masë demokratike, të cilën secili shtet demokratik duhet ta respektojë, ndërkaq, pranimi i gjuhës është e drejtë bazë e të gjitha pakicave kombëtare, thotë për Radion Evropa e Lirë, Agim Çeku, zëvendës kryesues i Komisionit parlamentar për të drejtat e bashkësive dhe për kthim.

Siç thekson ai, në këtë drejtim, Kosova në raport me përqindjen e bashkësive pakicë, është shembulli më i mirë në botë.

“Ne e kemi pranuar këtë si vlerë, si standard. Nuk mund të them se gjithçka ështën ideale.Ka probleme teknike, por nuk ka mungesë vullneti. Kjo e drejtë respektohet dhe kjo e drejtë është e skalitur në Kushtetutën dhe ligjet tona, por edhe në vetëdijen e njerëzve tanë”.

“Dygjuhësia është e rëndësishme për integrim, sepse njerësit kur i shohin mbishkrimet në gjuhën e tyre në vendet nëpër të cilat kalojnë, kur i marin dokumentet në gjuhën e tyre, mund t’i lexojnë ligjet, i kanë mediet... Kjo është ajo që i bën të ndjehen si në shtëpinë e tyre”, theksoi Çeku.

Zyra e komisionarit për gjuhë pranë Zyrës së kryeministrit të Kosovës, kujdeset për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë. Udhëheqësi i kësaj zyreje, Slavisha Mladenoviq, konsideron që dygjëhësia është një nga elementet qenësore për integrimin e bashkësive të grupeve të ndryshme etnike në shoqërinë shumetnike, si dhe është simboli më i madh i shoqërisë së vërtetë shumetnike.

“Në qoftë se nuk ka dygjuhësi, nuk ka integrim të vërtetë, sepse nuk mundet të dëgjohet njëjtë zëri i të gjithëve”, tha Mladenoviq.

Megjithatë, ai tregon edhe për problemet lidhur me respektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, sikurse përkthimi i dobët i ligjeve dhe tekstet jo të harmonizuara.

“Mendoj që është konstatimi i përgjithshëm që ligji, në shëmicën e institucioneve në nivelin lokal dhe qendror, nuk respektohet mjaftueshëm ose nuk respektohet fare”, theksoi Mladenoviq.

Për tu arritur përmirësimet, sipas tij, është i nevojshëm vullneti politik dhe angazhimi i të gjithë liderëve politik kompetentë.

Në analizimin e gjendjes në teren ka punuar edhe Qendra evropiane për çështje të pakicave në Kosovë.

Drejtori i kësaj qendre, Adrian Zeqiri, thotë se hapësira për përmirësimin e situatës ekziston. Mungesa e i mjeteve financiare dhe resurseve, si dhe mungesa e kuadrove të kualifikuara, janë disa nga elementet që ndikojnë në zbatimin e dobët të ligjit. Ai thekson se edhe fakti që në shkollat në gjuhën shqipe dhe ato në gjuhën serbe nuk mësohen më gjuhët e ndërsjella, e vështirëson situatën edhe më shumë.

Sipas studimeve të kësaj qendre, në Kosovë, por edhe në vendet e botës, është vërejtur se dygjuhësia i ndihmon shoqëritë.

“Në Kanadë, Zvicër, Gjermani, Danimarkë, ndërmjet Italisë dhe Austrisë, dygjuhësia është vetëm përparësi. Shikuar edhe në mënyrë statistikore, kjo nuk kontribuon krijimin e problemeve. Përkundrazi, kjo ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe komunikimi është shumë më i lehtë. As në Kosovë nuk ka probleme sa i përket dygjuhësisë, por problem është vetëm mungesa e kuadrit profesional”, theksoi Zeqiri.

Pikërisht, dygjuhësia është ajo që ditëve të fundit e ka trazuar maqedoninë dhe ka shkaktuar protesta.

Vazhdojnë protestat në Shkup
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:31 0:00

Për shkak të marrëveshjes së liderit të partisë opozitare LSDM-së, Zoran Zaev dhe partive shqiptare BDI, që gjuha shqipe të bëhet një nga gjuhët zyrtare në Maqedoni, ku shqiptarët përbëjnë një të tretëtn e popullsisë, mbështetësit e liderit të VMRO-DPMNE , Nikolla Gruevski, kanë protestuar, sepse konsiderojnë që me këtë vëhet në pikëpyetje ekzistimi i Maqedonisë dhe se rrezikohen interesat nacionale. (REL)

Përgatiti: Bekim Bislimi

XS
SM
MD
LG