Ndërlidhjet

SHBA sulmon një bazë ajrore siriane


SHBA sulmon me raketa bazën ajrore siriane
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:32 0:00

SHBA sulmon me raketa bazën ajrore siriane

Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar një bazë ajrore siriane në orët e para të 7 prillit, në përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me armë kimike ndaj civilëve më herët gjatë kësaj javë, për të cilin, e kanë fajësuar qeverinë siriane.

Ky është sulmi i parë direkt i Amerikës ndaj qeverisë siriane në luftën gjashtëvjeçare civile dhe është urdhëri i parë më i rëndësishëm ushtarak i Donald Trumpit, që prej se është zgjedhur president.

Trump gjatë fushatës presidenciale kishte thënë se është kundër përfshirjes në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Por, Trump, pas sulmit të dyshuar me gaz nervor në qytetin Khan Sheikhoun, ku u vranë më shumë se 86 persona, ka thënë se ishte prekur nga fotografitë ë fëmijëve të vrarë dhe ka thënë se “për mua, këtu janë kaluar shumë vija”.

Trump njofton për sulmin ndaj Sirisë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:08 0:00

Diktatori sirian, Bashar al-Assad ka kryer një sulm të tmerrshëm me armë kimike mbi civilët e pafajshëm. Duke përdorur agjentë vdekjeprurës nervor, Assad morri jetën e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”, deklaroi Trump.

Është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së të parandalojë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike”, të cilat Assad i përdorë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, tha Trump.

I bëj thirrje shteteve të civilizuara që të na bashkohen që t’i japim fund gjakderdhjes në Siri”, tha Trump.

Ushtria siriane ka thënë se 6 ushtarë janë vrarë nga sulmi, duke shtuar se ka dëme të mëdha në bazën ajrore Shayrat në perëndim të Sirisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA raporton se nëntë civilë janë në mesin e të vrarëve, në fshatërat afër bazës ajrore, përfshirë katër fëmijë dhe shtatë të tjerë janë të plagosur.

Ajo çfarë Amerika ka bërë nuk është asgjë më shumë se sa sjellje e pamatur dhe e papërgjegjshme, që shfaq shkurtpamësinë e saj dhe verbërinë politike dhe ushtarake me realitetin”, thuhet në deklaratën e zyrës së preisdnetit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Rusia dhe Irani, aleatët kyç të presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë dënuar mënjëherë sulmin me termat më të fuqishëm. Ndërkaq, NATO dhe aleatët rajonal të Uashingtonit kanë shprehur mbështetjen e fuqishme për SHBA-në.

Kremlini thotë se presidenti rus, Vladimir Putin i konsideron sulmet ajrore të SHBA-së në Siri si akt agresioni ndaj një shteti sovran dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, raportojnë agjencitë e lajmeve në Rusi.

Putin gjithashtu beson se veprimet ushtarake të SHBA-së, do të lëndojnë raportet SHBA-Rusi dhe do të minojnë përpjekjet në lufitimin e terrorizmit, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

"Presidenti Putin konsideron se sulmet amerikane në Siri janë agresion ndaj një shteti sovran dhe shkelje e normave dhe ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Peskov.

Putin gjithashtu beson se sulmet ajrore janë “përpjekje për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtarë nga një numër i viktimave në mesin e popullësisë pasqësore në Irak”, ka thënë Peskov.

“Ky hap i Uashingtonit do të ketë ndikim të madh të raporteve Rusi-SHAB, të cilat tashmë janë në gjendje të mjerueshme dhe do të krijojnë vështirësi serioze në krijimin e kolaicionit ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit”, ka thënë tutje zëdhënësi i Kremlinit.

Ambasadorja amerikane në OKB akuzon Rusinë për mospërgjegjësi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Presidenti i Francës, Francois Hollande pas bisedës në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se të vazhdojnë përpjekjet për OKB-së të gjejnë një zgjidhje paqësore për krizën në Siri.

Assadi mban përgjegjësi për këtë zhvillim”, thuhet në deklaratën e përbashkët, pas sulmit të SHBA-së në një bazë ajrore në Siri.

Merkel ka thënë se sulmi i SHBA-së në bazën siriane, ishte i kuptueshëm, marrë parasysh, vuajtjen nëpër të cilën po kalojnë sirianët.

Sulmi i SHBA-së është i kuptueshëm, kur i jepet dimensioni i krimeve të luftës, vuajtjes së njerëzve të pafajshëm”, tha Merkel.

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Michael Fallon tha se “sulmi ishte i dizajnuar për të ndalur regjimin sirianë që të kryejë sulme të tjera me armë kimike”.

Irani, që i ofron mbështetje të madhe ushtarake dhe ekonomike qeverisë së Assadit, ka thënë se sulmi do të “forcojë terroristët në Siri” dhe “do të komplikojnë situatën në Siri dhe rajon”.

Irani ka dënuar përdorimin e armëve kimike por “besojmë se është e rrezikshme, destruktive dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtare që kjo të përdoret si arsye për të ndërmarrë veprime të njëanshme”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Qasemi.

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus ka mirëpritur sulmin, duke thënë se qeveria e Assadit duhet të ndëshkohet dhe shpreson “që ky operacion i SHBA-së do të kontribuojnë në paqe”, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se baza ajrore “është pothuajse krejtësisht e shkatëruar- pista, tanket me karburat dhe mbrojtja ajrore, që të gjitha janë shkatërruar”.

Guvernatori i Homsit, rajoni ku gjendet baza ajrore, është cituar nga agjencia Reuters, të ketë thënë se edhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga sulmi. Ai ka thënë se në mesin e viktimave ka edhe civilë nga fshatrat pranë bazës ajrore.

Rreth 60 raketa amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shayrat në perëndim të Sirisë. SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.

Pentagoni tha se sipas vlerësimit të parë, zonat e synuara janë shkatërruar. Por analistët thonë se sulmet hakmarrëse të SHBA-së, me gjasë mund të kenë vrarë shumë civilë, madje edhe zyrtarë ushtarakë rusë, të cilët jetojnë në zonat përreth aeroportit.

Pentagoni ka thënë se e ka njoftuar paraprakisht Rusinë për sulmin, me qëllim që të sulmet të mos godasin pjesë të bazës ajrore, ku janë të vendosur forcat ruse.

Forcat ruse janë njoftuar paraprakisht për sulmin”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis.

SHBA ka ndërmarrë masa që të minimizojë rrezikun për personelin rusë apo sirianë, që kanë qenë në bazë ajrore”, ka thënë ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Moska duhet të fajësohet për sulmin kimik sepse ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2013, që kishte për qëllim shkatërrimimin e armëve kimike të Sirisë.

Ose Rusia është pjesëmarrëse apo Rusia ka qenë thjeshtë e paaftë që ta respektojë deri në fund marrëveshjen”, tha Tillerson.

Sulmi me helm ndaj civilëve në Siri
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

Trump nuk kishte njoftuar paraprakisht për këtë sulm, edhe pse ai dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar qeverinë siriane vetëm një ditë më parë.

Mendoj se ajo që po ndodhë në Siri është një nga krimet më skandaloze dhe nuk do të duhej të ndodhte dhe nuk duhet që të lejohet që të ndodhë një gjë e tillë”, u tha Trump gazetarëve, përpara se të udhëtonte për të Florida, ku do të ketë takim dyditor me presidentin e Kinës, Xi Jingping.

Sulmet ajrore kanë fituar miratim të fuqishëm të udhëheqësve të dy partive në Kongresin amerikan.

Është e rëndësishme që Assadi ta dijë se ai më nuk do të gëzojë mosndëshkimin për krimet e tij të tmerrshme ndaj njerëzve të tij, dhe ky hap i ndërmarrë ishte në përputhje me këtë”, ka thënë kryesuesi i komitetit të Senatit për marrëdhënie me jashtë, Bob Corker.

Duke u siguruar se Assadi e di që më nuk mund të kryejë mizori të tilla të neveritshme, ai do të paguaj për këtë, dhe kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë”, ka thënë lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer. (REL)

XS
SM
MD
LG