Ndërlidhjet

Veseli: Qeveria Mustafa nuk e çoi vendin përpara


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kritikoi qeverisjen e Isa Mustafës në tre vjetët e koalicionit PDK-LDK.

Pas rënies se Qeverisë dhe shpërndarjes se Kuvendit të Kosovës, Veseli, në llogarinë e tij në Facebook, postoi një video, në të cilën tha se "kjo qeveri, e udhëhequr nga Isa Mustafa, nuk e ka çuar vendin tonë përpara në ritmin e duhur".

"Zhvillimi ekonomik ka ngecur, krijimi i vendeve të punës ka ngecur dhe ne po ecim me hapa të ngadalshëm drejt integrimit në BE dhe NATO".

"Si partner i koalicionit për tërë këto vite jam përpjekur t’i jap përkrahje të plotë kryeministrit Isa Mustafa për të lëvizur agjendën e integrimit euro-atlantik. Por, kjo nuk ka ndodhur.”

"Qytetarët e Kosovës dhe unë personalisht e kemi humbur besimin në udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe kjo është arsyeja përse po shkojmë në zgjedhje”, tha mes tjerash Veseli.

Lexoni edhe këtë:

Votohet mocioni, bie qeveria dhe shpërndahet Kuvendi

XS
SM
MD
LG