Ndërlidhjet

Ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e vet


Ilustrim
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë reagoi të mërkurën pas rrëzimit të Qeverisë dhe shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim", thuhet në komunikatën për media.

“Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik”, tha ambasada amerikane.

Lexoni edhe këtë:

Votohet mocioni, bie qeveria dhe shpërndahet Kuvendi

XS
SM
MD
LG