Ndërlidhjet

Xhaferi: Ivanovin e presim 10 ditë, pas kësaj për Qeverinë vendos Parlamenti


Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë në takimin e parë me gazetarë
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë në takimin e parë me gazetarë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në takimin e parë me gazetarë ka prezantuar aktivitetet e institucionit ligjvënës, ndërsa theksoi se Qeveria e re do të zgjidhet edhe pa mandatin e presidentit Gjorge Ivanov.

Xhaferi tha se do të pres deri më 19 maj kur duhet të skadojë afati për dhënien e mandatit liderit social-demokrat, Zoran Zaev dhe nëse këtë ai nuk e bën, atëherë sipas tij shumica parlamentare mund ta paraqes për miratim në Kuvend programin dhe përbërjen e qeverisë së re.

“Në ditën e 11, nëse pranoj propozim-program dhe propozim-përbërjen e qeverisë së re, e kam për obligim ta caktoj seancën. Nuk kam nevojë që ta lus askënd. Unë jam i obliguar ta pres Ivanovin deri në skadimin e afatit prej 10 ditësh, pastaj gjithçka varet nga shumica parlamentare”, ka deklaruar Xhaferi.

Xhaferi në takim me gazetarët
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:57 0:00

Kryetari i Kuvendit tha se shumica parlamentare ka të drejtë të zgjedh qeverinë ndërsa Ivanovi nuk ka të drejtë të mos e dorëzojë mandatin.

“Juridikisht nuk ka pengesa për zgjedhjen e qeverisë pa dhënien e mandatit, pasi nëse Ivanovi nuk e ndanë mandatin, ai vepron në kundërshtim me Kushtetutën”, ka theksuar Xhaferi.

Ai tha se nuk pret që të përsëritet skenari i 27 prillit në Kuvend, kur protestuesit u futën dhunshëm në shtëpinë ligjvënëse duke qëlluar mbi deputetët.

Ndërkohë,lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se javën e ardhshme do t’ia dorëzoj kreut të shtetit garancitë e kërkuara për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, që të mund të merr mandatin për formimin e qeverisë së re.

“Po mundohemi që përmes kabinetit tim dhe kabinetit të Ivanovit sa më shpejtë ta miratojmë tekstin e deklaratës me qëllim dhënien e mandatit. Nuk kemi për qëllim të shkaktojmë antagonizëm ose arsye të reja dhe pengesa që të mos jepet mandati. Menjëherë kur të miratohet mes dy kabineteve tona, ajo deklaratë për garantimin e unitarizmit, integritetit territorial, kushtetutshmërinë, euro-integrimet, Marrëveshjen e Ohrit, gjithë atë që është e nevojshme, do të kërkoj takim publik”, ka deklaruar Zaev.

XS
SM
MD
LG