Ndërlidhjet

Sulm masiv në Kabul


Të paktën 80 persona janë vrarë dhe më shumë se 350 janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, në Kabul. Një zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet.

Shpërthimi, që sipas policisë është shkaktuar nga një makinë - bombë, ishte pranë ambasadës gjermane dhe afër ambasadave të tjera tek pallati presidencial. Shumë nga të vdekurit dhe të plagosurit janë civilë.

"Për fat të keq numri i viktimave ka arritur në 80 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë," ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Vahid Majroh.

Ministria e Brendshme ka bërë thirrje tek banorët e Kabulit për të dhuruar gjak.

Presidenti afgan Ashraf Gani ka dënuar rëndë shpërthimin.

"Terroristët, madje edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, nuk po ndalojnë vrasjen e njerëzve tanë të pafajshëm", thuhet në një deklaratë nga zyra e Ganit.

Deri më tash askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Grupi ekstremist “Shteti Islamik” ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që synonte konvojin e armatosur të NATO-s që vrau të paktën tetë pesona dhe plagosi shume të tjerë.

Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet.

XS
SM
MD
LG