Ndërlidhjet

Ambasada amerikane shpreson në bashkëpunim me "këdo që formon qeverinë"


Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë përgëzoi popullin e Kosovës për, siç tha, zgjedhjet demokratike të mbajtura të dielën.

Përmes një deklarate për media, ambasada tha se pret "me interesim të lartë" raportimet e misionit zyrtar vëzhgues.

"Përderisa jemi të shqetësuar nga disa raportime për prezencën e listave të vjetra të votuesve, votimeve të dyfishta dhe parregullsive tjera sporadike, përgëzojmë Komisionin Qendror Zgjedhor, komisionarët nëpër vendvotime, OSBE-në dhe të gjitha ekipet tjera monitoruese dhe vëzhguese për punën e tyre të jashtëzakonshme", thuhet në deklaratë.

Sipas së njëjtës, votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre dhe tani procesi i formimit të qeverisë së re duhet të fillojë.

"Shpresojmë në bashkëpunim të ngushtë me këdo që formon qeverinë e re. Shpresojmë që të gjithë zyrtarët e sapozgjedhur të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake, do të përkushtohen për të ndërmarrë hapa për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosova gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik", thekson komunikata e ambasadës amerikane në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG