Ndërlidhjet

Trump dënon dhunën në protestat në Virxhnia


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Personi i akuzuar për ngasjen e veturës në mesin e protestuesve, të cilët ishin duke marshuar, kundër aktivistëve të ekstremit të djathtë, në shtetin Virxhinia të Shteteve të Bashkuara, i ka mohuar akuzat dhe do të qëndrojë në burg, të paktën derisa të ketë një përfaqësues ligjor.

James Alex Fields, 20 vjeçar, është i akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, pasi një person ka vdekur dhe një 19 të tjerë janë lënduar.

H.R. McMaster, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se sulmi plotëson “definicionin e terrorizmit”.

Hetuesit federalë amerikanë, kanë thënë se kanë hapur një hetim për të drejtat civile, në mënyrë që të vihen në pah rrethanat që e kanë shtyrë 20 vjeçarin Fields, ta drejtojë makinën drejt turmës së njerëzve në rrugën e Sharlotsville, të Virxhinias, më 12 gusht.

Gjatë këtij sulmi ka vdekur, Heather Heyer, një 32 vjeçare, e cila është përshkruar si një avokate për drejtësi shoqërore.

Protestuesit e ekstremit të djathtë kanë marshuar më 12 gusht, rreth vendimit të qytetit për largimin e statujës së Gjeneralit Robert E. Lee, udhëheqës i ushtrisë, gjatë Luftës Civile amerikane.

Shumë kundërshtarë të nacionalistëve të racës së bardhë janë mbledhur për të protestuar, një ditë pas shpërthimit të dhunës, për t’i kundërshtuar nacionalistët, që ndryshe njihen edhe si supremacistë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar racizmin si “të dëmshëm” derisa grupet Ku Klux Klan and neo-Nazistët, i ka qujtuar grupe “kriminale”.

“Racizmi është i dëmshëm dhe ata që përdorin dhunën në emër të tij janë kriminelë, duke përshirë grupet Ku Klux Klan, neo-nazistët, nacionalistët e racës së bardhë dhe grupe të tjera”, ka thënë Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Kombet e Bashkuara e kanë dënuar dhunën gjatë përleshjeve mes nacionalistëve të racës së bardhë dhe kundërshtarëve të tyre, në Sharlotsville në Virxhinia.

“Ne jemi kundër racizmit dhe fanatizmit”, u ka thënë gazetarëve, zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

“Ne besojmë se nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona për racizëm, ksenofobi dhe diskriminim, të cilin e kemi parë në Sharlotsville të Virxhnias, gjatë ditëve të fundit, ka thënë ndër të tjera ai.

Klikoni këtu për më shumë detaje

XS
SM
MD
LG