Ndërlidhjet

Al-Hussein thotë se s’mund të përjashtojë “gjenocidin” ndaj Rohingya-ve


Komisionari për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad al-Hussein.

Forcat e sigurisë në Mianmar mund të jenë fajtore për gjenocid kundër pakicës myslimane Rohingya, tha komisionari për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad al-Hussein.

“A mund t’i përjashtojë dikush elementet e gjenocidit? Ky është përcaktim ligjor që e bën vetëm një gjykatë kompetente, por shqetësimet janë jashtëzakonisht të larta”, tha al-Hussein në hapje të një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë.

Myslimanët Rohingya në Mianmar janë subjekt i diskriminimit shtetëror me dekada dhe i shtypjes së dhunshme ushtarake në muajt e fundit.

Qysh në muajin gusht, mbi 600,000 Rohingya kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh si pasojë e dhunës.

Represioni ushtarak ka nisur pas disa sulmeve të kryengritësve Rohingya në shtetin Rakhine, por Qeveria e Mianmarit i hedh poshtë akuzat se ushtria sulmon civilët.

Në sesionin e OKB-së në Gjenevë, ambasadori i Mianmarit, Htin Lynn, tha se qeveria e tij po punon me Bangladeshin për të siguruar kthimin e të zhvendosurve për rreth dy muaj.

Al-Hussein tha se asnjë Rohingya nuk duhet të kthehet në Mianmar nëse nuk ka monitorim në terren.

Heshtja e zhurmshme e spastrimit etnik
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:09:07 0:00

XS
SM
MD
LG