Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Pritjet e qytetarëve të Maqedonisë për vitin 2018


Pamje nga Shkupi, dhjetor 2017

Qytetarët e Maqedonisë kanë shpresë se gjatë vitit2018, vendi do të arrijë të anëtarësohet në strukturat veri-atlantike,që më pas ky anëtarësim t`i sjellë vendit prosperitet ekonomik.

Qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë shpresojnë që në vitin e riMaqedonia përfundimisht të instalojëinstitucione të pakorruptuara, më shumë vende të lira pune, si dhe rritjen e pagave, ndërkohë që në planin personal dëshirojnë shëndet dhe lumturi në familje.

“Po kam dëshira vetëm në planin personal, shëndet dhe ekonomikisht të qëndrojmë më mirë”, thotë Arianit Amzai.

Ndërkaq, Rauf Rexhepi, tregtar, për vitin 2018 dëshiron që politikëbërësit të angazhohen t’i çlirojnë institucionet nga korrupsioni dhe të punojnë në interes të qytetarëve dhe jo për interesat e tyre personale dhe partive që përfaqësojnë.

“Sa do të marrë Maqedonia të mbarën si shtet gjithçka do të varret se si do të punojnë politikanët. Konkretisht kërkoj që gjatë 2018 të mos ketë korrupsion për mua kjo është më e rëndësishmja”, thotë ai.

Shkupi
Shkupi

​Ndërkaq, Ilina Teollovska thotë se shpresojnë që Maqedonia të futet në NATO më në fund vitin që po hyjmë dhe të paktën të garantohet stabiliteti i shtetit, që strukturat udhëheqëse më në fund të fokusohen në krijimin e kushteve për ngritjen e standardit jetësor.“Jam optimiste shpresoj se do të ketë përmirësime në planin ekonomik. Kjo Qeveri ka premtuar shumë, shpresoj që të paktën t’u jepet shans atyre që kanë vlera për t’u dëshmuar në profesionet e tyre. Duket e pështirë që çdo sukses në profesion varet nga çelësi partiak”, thotë Nikollovska.

“Shumë të rinj qëndrojnë papunë jetojnë me të ardhurat tona si pensionistë. Politikanët më shumë se një dekadë s`kanë bërë asgjë pos që kanë menaxhuar kriza të pakuptimta. Shpresojmë të anëtarësohemi në NATO dhe përfundimisht politikanët të angazhohen për mirëqenien sociale”,thotë Teollovska.

Ngjashëm pohon edhe Qemal Bislimi:

“Shpresojqë këtë vit që po shkelim, përfundimisht të bëhemi shtet anëtar i NATO-s dhe të kemi prosperitet ekonomik”.

Sociologët thonë se ndërhyrja e politikës në çdo pore të shoqërisë, ka bërë që qytetarët pritjet në aspektin personal t’i lidhin ngushtë me zhvillimet politike.

“Gjithnjë e më tepër po bindemi se nuk kemi një politikë me bagazh dhe me strategji konkrete për të ardhmen tonë si qytetarë. Në vazhdimësi hidhen balona të eksperimentimeve dhe pastaj një agjendë mbulohet me një agjendë tjetër, ajo që premtohet nga qeveritarët harrohet me atë që krijohen skenarë të ndryshëm, skandale madje dhe gafa të ndryshme për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale, me të cilat ballafaqohen, dhe kështu jeta vazhdon”, thotë Ali Pajaziti, nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG