Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Thaçi dënon vrasjen e Ivanoviqit, kërkon ndriçimin e rastit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dënoi fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia", Oliver Ivanoviq.

"I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejt rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë".

"Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje", tha përmes një komunikate presidenti Thaçi.

Ivanoviq ka vdekur mëngjesin e sotëm, pasi është qëlluar me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Për më shumë lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG