Ndërlidhjet

Aktivistit të arrestuar çeçen nuk i ofrohet ndihma mjekësore


Aktivisti Oyub Titiyev
Aktivisti Oyub Titiyev

Aktivisti çeçen për të drejtat e njeriut, Oyub Titiyev, i cili gjendet në paraburgim i akuzuar për posedim të drogës, ka dhembje të mëdha, por nuk i jepet ndihmë mjekësore, e cila atij i nevojitet, tha avokati i tij, Pavel Zaikin.

Mbështetësit e tij thonë se akuzat kundër Titiyevit janë të fabrikuara.

Gati një javë pas arrestimit, ai mbetet në njësinë e paraburgimit të përkohshëm policor, që nuk ka personel mjekësor, tha dje Zaikin.

Sipas rregulloreve ruse për paraburgim, ai është dashur të transferohet në një kapacitet me shërbime mjekësore, tha avokati Zaikin.

“Ai ka dhembje të jashtëzakonshme”, tha ky avokat dhe ka shpjeguar se autoritetet nuk e kanë lejuar personelin mjekësor nga një klinikë e afërt për t’i dhënë atij ndihmë mjekësore në paraburgim.

Këshilli për të drejtat e njeriut i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar nga Komiteti i Hetimeve që të shikoj në rrethanat e arrestimit të Titiyevit, duke thënë se “ka bazë për të besuar” se marihuana e gjetur në automobilin e tij, “ka mundur të vendoset” nga të tjerët.

Qeveritë peerëndimore dhe organizatat për të drejtat e njeriut e kanë dënuar arrestimin e Titiyevit dhe kanë kërkuar lirimin e tij.

Autoritetet e Çeçenisë i kanë hedhur poshtë motivet politike për arrestimin e Titiyevit.

XS
SM
MD
LG