Ndërlidhjet

Drejtori i CIA-s i ka mbrojtur takimet me shefat e spiunimit të Rusisë


Drejtori i agjencisë CIA Mike Pompeo

Drejtori i agjencisë CIA, Mike Pompeo, e ka mbrojtur vendimin e tij për takim me drejtorët e agjencive ruse të inteligjencës, duke thënë se nuk kishte asgjë të pazakonshme dhe se ishte një praktikë rutinore.

Këto komente të zotit Pompeo janë bërë mbrëmë vonë, në letrën e tij dërguar liderit demokrat në Senat, Chuck Schumer, në përgjigje të kritikave për takimin e tij të javës së kaluar, me shefat rusë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) dhe Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (SVR).

Drejtorët e këtyre dy agjencive, përkatësisht Aleksandar Bortnikov dhe Sergei Naryshkin, ishin në listën e sanksioneve ekonomike dhe të ndalesës së udhëtimit nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në vitin 2014, dhe për shpërthimin e luftës në pjesën lindore të Ukrainës.

Raportohet se shefi i inteligjencës ushtarake ruse, e njohur me shkurtesën GRU, po ashtu, kishte udhëtuar në Uashington gjatë ditëve të fundit, megjithqë mbetet e paqartë se me kend ishte takuar.

Ish-zyrtarë të inteligjencës amerikane dhe ekspertët e tjerë, kanë theksuar se drejtorët e agjencisë CIA në mënyrë rutinore komunikojnë me kolegët e tyre rusë. Por, ata e kanë vlerësuar si të pazakonshme praninë e të tre shefave të spiunimit rus në Shtetet e Bashkuara, në të njejtën kohë.

Takimi i agjencisë CIA, po ashtu, u bë vetëm disa ditë para se administrata e presidentit, Donald Trump, ka shpallur se nuk do të imponoj sanksione të reja kundër politikanëve rusë dhe bznesmenëve të pasur me lidhje politike, për shkak të përzierjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Shumë vëzhgues ishin të befasuar nga ky vendim, që ishte shpallur në afatin e paraparë nga legjislacioni i miratuar pothuajse unanimisht në vitin 2017 në Kongres.

Së paku një ish-zyrtar i Departamentit amerikan të shtetit këtë vendim e ka quajtur “konfuz” dhe ka sugjeruar ndërhyrje të mundshme politike nga zyrtarët e lartë të administratës.

Senatori demokrat, Chuck Schumer, ka kërkuar përgjigje se përse zyrtarët rusë ishin lejuar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, megjithë ekzistimin e sanksioneve kundër tyre.

Në përgjigjen e tij për zotin Schumer, Mike Pompeo ka shkruar se zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara takohen në mënyrë rutinore me zyrtarët rusë, për të diskutuar për çështjet, siç janë siguria në aviacion dhe parandalimi i luftëtarëve të jashtëm nga kthimi në të dy vendet.

Pompeo tha se takimet me rusët, të cilët nuk i ka identifikuar, nuk ishin të lehta.

“Kur këto takime mbahen, ju dhe populli amerikan duhet të jeni të sigurt se ne i fshehim subjektet e vështira në të cilat interesat e Rusisë dhe të Amerikës nuk përputhen”, ka shkruar Pompeo.

“Ne fuqishëm e mbrojmë Amerikën në këto takime dhe nuk e kursejmë askend dhe as që do ta bëjmë këtë”, ka shkruar Pompeo.

Në vlerësimin e shërbimeve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, i publikuar në janar të vitit 2017, thuhet se të dy organizatat, FSB dhe GRU, ishin të involvuara në hakerizëm dhe fushatë të propagandës për të ndikuar në fushatën zgjedhore amerikane në vitin 2016.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

XS
SM
MD
LG