Ndërlidhjet

Prokuroria ka ftuar dy hetues që të identifikojnë kosovarët që shkuan në Siri


Idriz Bilibani (majtas), Enes Goga (në mes) dhe Bedri Robaj (djathtas)

Ka vazhduar gjykimi ndaj Fuad Ramiqit dhe katër imamëve Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami.

Ata akuzohen për vepra që lidhen me terrorizëm dhe thirrje për rezistencë. Të gjithë të akuzarit më herët nuk e kanë pranuar fajësinë.

Prokurori ka kërkuar që gjatë gjykimit të shfaqet një video e një ligjërate të Idriz Bilibanit.

Prokurori ka kërkuar që të identifikohen pjesëmarrësit në këtë ligjëratë, që sipas tij ata sot ndodhen në Siri, janë vrarë atje apo janë të dënuar për terrorizëm në Kosovë.

Identifikimin do ta bëjnë dy zyrtarë të Policisë së Kosovës në seancën e ardhshme që do të mbahet më 28 mars.

XS
SM
MD
LG