Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Pse Irani ka frikë nga dervishët?


Policia iraniane dhe anëtarët e sigurisë duke u përleshur me sufisët në Iran, foto nga arkivi

Përplasjet e reja në mes të forcave të sigurisë iraniane dhe dervishëve, janë vazhdimësi e marrëdhënieve tensionuese dhe persekutimit të dervishëve, të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë ku janë lutur dhe disa prej tyre janë ndaluar.

Kush janë dervishët Gonabadi?

Nematollahi Gonabadi konsiderohet rregulli më i gjerë sufist në Iran, me pjesëtarë të shumtë, duke përfshirë edhe në qytetet e mëdha siç janë, Teherani apo Isfahan.

Sikur shumë iranianë, ata janë praktikues të islamit shiit. Ata luten pesë herë në ditë dhe agjërojnë muajin e Ramazanit. Në ritualet e tyre përfshihet leximi i poezisë shpirtërore.

Kremta e veçantë e Novruzit
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Dervishët Gonabadi, e shohin sufizmin si mënyrë të jetesës, përmes së cilës e gjejnë Zotin. Ata kundërshtojnë ashpër përdorimin e drogës dhe predikojnë tolerancën. Ata po ashtu mendojnë se feja dhe politika duhet të jenë të ndara.

Lideri apo “shtylla” e tyre, është 90 vjeçari, Nurali Tabandeh, avokat i shkolluar në Paris, i cili ka mbrojtur shumë të burgosur para Revolucionit të vitit 1979.

Dervishët kanë deklaruar se sigurinë e liderit të tyre e kanë “vijë të kuqe”.

Në javët e fundit dhjetëra dervishë, kanë qëndruar jashtë rezidencës së tij në veri të Teheranit për ta mbojtur.

Nour Ali Tabandeh
Nour Ali Tabandeh

Ata kanë thënë se janë të shqetësuar prej kohës kur disa agjentë, që besohet të kenë lidhje me organet e sigurisë, e kanë zënë rrugën e tij.

Pse Teherani i sheh ata si kërcënim?

Udhëheqësia e klerikëve të Iranit, ka kundërshtuar çdo grup që e ka konsideruar si rrezik për monopolin që ka në fe.

Dervishët kanë deklaruar se rritja e popullaritetit të tyre, është arsyeja se pse shteti po i përball ata me presion. Ata pretendojnë të kenë 2 deri në 5 milionë anëtarë në Iran dhe më gjerë.

Dervishët po ashtu kanë thënë se komuniteti i tyre i lidhur shumë me njëri-tjetrin përbën kërcënim për autoritetet iraniane.

Redaktori i Majzooban.org, me bazë në Australi, Farhad Nouri, i cili mbulon lajmet për sufizëm, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se liderët iranianë janë të shqetësuar edhe për faktin se dervishët mund të përdorin rrjetin e tyre për t’u mobilizuar kundër udhëheqësisë, e cila është përballur me protesta në rrugë në kohën e fundit.

“Pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009, për shkak të rritjes së mbështetjes për dervishët, për kandidatin presidencial, Mehdi Karrubi, udhëheqësia është e shqetësuar se dervishët mund të organizojnë aksione kundër regjimit”, ka thënë Nouri më 2013.

Ayatollah Hossein Noori Hamedani
Ayatollah Hossein Noori Hamedani

​Disa klerikë konservativë e kanë cilësuar sufizmin si rrezik për Islamin.

Kleriku në Qom, Ajatollah Hossein Nuri Hamedani, ka thënë më 2006, se duke mos u kyçur në politikë, sufistët e dobësojnë Islamin.

Anëtarët e linjës së ashpër kanë akuzuar dervishët, se janë duke u përdorur nga fuqi të huaja, për të shkaktuar trazira në shoqërinë iraniane.

Më 2007, përmes një letre të publikuar nga një grup, anëtarët e së cilës e kanë cilësuar veten si seminaristë të Qom-it, kanë paralajmëruar për “rreziqet” e sufizmit dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve të përballen “më ashpër” me këtë gjë.

Ata kanë shtuar se “Hezbollahu në Iran”, është i gatshëm të bashkëpunojë dhe t’iu ndihmojë zyrtarëve.

Organizata, Amnesty International, ka thënë se është rritur përsekutimi i dervishëve, pasi një fjalimi të liderit suprem, Ali Khamenei, në tetor të vitit 2010, i cili ka kundërshtuar “grupet e reja të misticizmit të rremë”.

Sufistët, që besojnë se një person mund të arrijë kontakte direkte me Zotin dhe myslimanët ortodoksë, po përballen një kohë të gjatë me mosmarrëveshje në Iran.

Tensionet janë përkeqësuar prej krijimit të Republikës Islamike, me ç’rast toleranca për sufistët është zvogëluar.

Me çfarë lloji të presionit përballen ata?

Dervishët janë ankuar për presion shtetëror dhe keqtrajtim ndër vite.

Disa prej objekteve ku ata janë lutur janë shkatërruar në vitet e kaluara, derisa qindra anëtarë janë ndaluar dhe dhjetëra prej tyre janë burgosur.

Në vitin 2006, një shtëpi e lutjes së sufitëve, është shkatërruar në Qom dhe 1,000 dervishë janë ndaluar, pas përleshjeve, në të cilat janë raportuar 100 të lënduar.

Autoritetet kanë supozuar, se sufistët në mënyrë joligjore kanë kthyer ndërtesën presidenciale në një qendër të shërbimeve të tyre fetare dhe kanë refuzuar të dalin nga aty.

Harta e Iranit
Harta e Iranit

Dervishët po ashtu kanë akuzuar autoritetet për përjashtim të përkrahësve të tyre nga punët shtetërore dhe u kanë ndaluar studimet universitare, për shkak të lidhjeve të tyre me rregullin Gonabadi.

A i kanë rezistuar dervishët një presioni të tillë?

Shumë dervishë i kanë rezistuar presionit shtetëror të Iranit duke mbajtur protesta publike, greva urie apo thjesht duke nisur letra për të kërkuar më shumë të drejta.

Si i sheh komuniteti ndërkombëtar?

Presioni ndaj dervishëve është cituar edhe në disa raporte të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Iran, por edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Grupet për të drejtat e njeriut, e kanë akuzuar Iranin për shkelje të të drejtave të minoriteteve në këtë vend.

Irani i ka hedhur poshtë akuzat.

Çka dimë për rastin e fundit të dhunës, duke përfshirë sulmin me një autobus?

Përleshjet e fundit janë raportuar, pasi disa dervishë, kanë protestuar për arrestimin e njërit prej anëtarëve të tyre, i cili ka udhëtuar në Teheran për ta mbrojtur rezidencën e Tabandehut.

Disa dervishë duke protestuar para stacionit policor
Disa dervishë duke protestuar para stacionit policor

Agjencia e lajmeve Fars, e cila ka lidhje me Gardën Revolucionare Islamike, ka raportuar se një ndjekjës i sufizmit, ka përplasur një autobus drejt një grupi të zyrtarëve policorë më 19 shkurt, duke vrarë tre persona para se të arrestohej.

Përmes një postimi në Telegram, Majzooban.org, ka mohuar përfshirjen e sufistëve.

Mirëpo anëtarët e rregullit sufist Gonabadi, janë cituar të kenë thënë nga mediat iraniane, se të paktën një anëtar i tyre është vrarë nga forcat e sigurisë në përleshjet e fundit.

Redaktori Nouri, i ka thënë Radios Farda, se dervishët nuk kanë qenë të përfshirë dhe se aktivistët opozitarë mund të kenë pasur qëllim krijimin e dhunës, duke i cilësuar ata si fajtorë.

“Kanë qenë disa grupe opozitare, të cilat kanë pasur qëllim krijimin e akteve të dhunshme kundër udhëheqësisë”, ka thënë Nouri në një intervistë përmes telefonit për Radion Farda, e cila funksionon në kuadër të Radios Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se dervishët nuk kanë nxitur kurrë dhunë në dekadën e kaluar pasi “mezi e kanë mbrojtur veten”.

I pyetur për videot në të cilat shihen disa derivishë me thika ai ka thënë: “Kur jeni duke u sulmuar, nuk kemi çfarë të bëni tjetër përveç se të mbroheni”.

“Dervishët besojnë se të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kur njëri sulmohet të gjithë vrapojnë për t’i ndihmuar”, ka shtuar ai.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG