Përleshje të reja në kufirin Gaza-Izrael
Protestuesit palestinezë janë mbledhur përsëri në kufirin mes Gazës dhe Izraelit duke shkaktuar përleshje të reja, një javë pasi një situatë e ngjashme ka rezultuar me vdekjen e 16 palestinezëve Palestinezët kanë protestuar më 6 prill duke hedhur gurë drejt ushtarëve izraelitë, si dhe duke lëshuar tym të zi, me qëllim të bllokimit të pamjes së snajperistëve izraelitë në pjesën tjetër të kufirit.Ushtria izraelite ka bërë të ditur përsëri se nuk do të lejojë shkatërrimin e kufirit. Është thënë se trupat janë duke u përgjigjur me armë zjarri, gaz lotsjellës dhe plumba gome.Protestuesit kanë kërkuar që të lejohet kthimi i refugjatëve palestinezë, të cilët janë detyruar të largohen me forcë nga territori më 1948, kur edhe është krijuar Izraeli.Sidoqoftë Izraeli ka thënë se protestat janë urdhëruar nga grupi militant Hamas, në mënyrë që protestuesit të kalojnë ilegalisht në territor që të nisin sulmet. (AP)
Përmbajtja
-
3 nëntor 2026A mund të na e hakojnë frigoriferin?
-
1 nëntor 2026Fqinjët e Putinit: Dy botë paralele buzë liqenit Valldai
-
30 tetor 2026Si dështuan institucionet ta mbronin Arlinda Zekajn?
-
30 tetor 2026Pa tanke, pa raketa: Sulmet që mund ta godasin Kosovën