Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në sulmin në një bazë ajrore të Sirisë


Baza ajrore T-4 e Sirisë

Mediat siriane raportojnë për disa njerëz të vrarë dhe të plagosur nga një sulm me raketë në një bazë ajrore të Qeverisë siriane.

Siria dhe aleatja e saj, Rusia, thanë se aeroplanët izraelitë kanë kryer sulmin në bazën Tajfur, e cila njihet edhe si T4, pranë qytetit Homs.

Izraeli, i cili më herët ka goditur caqe në Siri, nuk ka komentuar ende.

Agjencia e lajmeve SANA nuk dha detaje për numrin e viktimave, por Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup monitorues, tha se së paku 14 luftëtarë pro-qeveritarë janë vrarë në sulm, përfshirë forca aleate nga Irani.

Raportet për sulmin me raketë pasojnë dyshimet për sulmin kimik të forcave qeveritare siriane në qytetin Douma, i cili kontrollohet nga rebelët.

Sipas aktivistëve dhe burimeve spitalore, së paku 40 veta janë vrarë në sulmin e dyshuar me gaz klori, që ka ndodhur të shtunën.

Siria, Rusia dhe Irani kanë thënë se raportet për këtë sulm janë "të trilluara".

Lexoni edhe këtë:

Trump dhe Macron do t'i përgjigjen "fuqishëm" sulmit në Siri

XS
SM
MD
LG