Ndërlidhjet

Papa dënon sulmin e dyshuar kimik në Siri


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku e dënoi fuqishëm sulmin e dyshuar kimik në Douma të Sirisë, duke e cilësuar si përdorim të pajustifikueshëm të "instrumenteve të shfarosjes".

"Lajme të tmerrshme të bombardimeve vijnë nga Siria me dhjetëra viktima, nga të cilat shumë janë gra dhe fëmijë. Lutemi për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet që vuajnë", tha Papa.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të zgjedhin rrugën e negociatave, si mënyrë e vetme për arritjen e paqes.

Sipas aktivistëve dhe burimeve spitalore, së paku 40 veta janë vrarë në sulmin e dyshuar me gaz klori, që ka ndodhur të shtunën në qytetin e kontrolluar nga rebelët sirianë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot për Sirinë.

Lexoni edhe këtë:

Trump dhe Macron do t'i përgjigjen "fuqishëm" sulmit në Siri

XS
SM
MD
LG