Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Anëtari i OKB-së kritikon fuqitë botërore për përgjigje "boshe" pas sulmit në Siri


Shefi i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara, Zeid Ra'ad al-Hussein.

Shefi i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara, Zeid Ra'ad al-Hussein, ka kritikuar ashpër anëtarët e Këshillit të Sigurimit për siç ka thënë ai ofrimin e vetëm “disa kundërshtimeve të zbehta” pas sulmit kimik në Siri dhe për dështimin e reagimit më të ashpër.

“Një numër i shteteve shumë të fuqishme janë të përfshira direkt në konfliktin në Siri mirëpo kanë dështuar t’i japin fund kësaj situate të përdorimit të armëve kimike”, ka thënë Zeid Ra'ad al-Hussein përmes një deklarate.

Dëshmitarët dhe punëtorët mjekësorë kanë raportuar për rreth 60 vdekje pasi sulmit të së shtunës në rajonin e kontrolluar nga rebelët në Duma, si dhe për rreth 1000 persona të tjerë të plagosur.

Ai ka thënë se deri më tash është raportuar për 35 sulme me armë kimikë në Siri nga viti 2013, pasi palët e përfshira në konflikt dhe mbështetësit e tyre e kanë derën e hapur për të përdorur këto armë të ndaluara.

“Dhe cila është përgjigja e botës? Fjalë boshe, kundërshtime të zbehta dhe një Këshill i Sigurimit i paralizuar nga përdorimi i vetos”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lexoni edhe këtë lajm:
SHBA: Në sulmin në Siri është përdorur "agjent nervor"

XS
SM
MD
LG