Ligjvënësit iranianë djegin flamurin amerikan
Dhjetëra ligjvënës iranianë kanë djegur një flamur amerikan në letër duke bërtitur “Vdekje Amerikës” në parlamentin e tyre në Teheran. Kjo ngjarje më 9 maj ka ndodhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Gjatë një fjalimi në parlament, kryeparlamentari, Ali Larijani ka thënë se Irani do të fillojë “aktivitetet bërthamore” nëse marrëveshja prishet edhe me partnerë tjerë ndërkombëtarë. (AP)
Përmbajtja
-
6 shkurt 2026Ku është sot Ushtria e Kosovës?
-
30 janar 2026Kush flet për interesat e Kosovës në Amerikë?
Facebook Forum