Ndërlidhjet

Delawie: Krenar për Kosovën për hapat kundër korrupsionit


Ambasadori Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar përmes rrjetit social Twitter, lidhur me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 12 personave, për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, lidhur me lëndën e njohur në opinion si 'Veteranët’.

“Është ngritur aktakuzë për mashtrim me pensionet e veteranëve, krenar për Kosovën për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm për ta luftuar korrupsionin”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është propozuar që “gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në përfundimin e procedurës penale”.

XS
SM
MD
LG