Ndërlidhjet

Kavanaugh edhe një hap më afër pozitës në Gjykatën Supreme


I nominuari në Gjykatën Supeme, Brett Kavanaugh.
I nominuari në Gjykatën Supeme, Brett Kavanaugh.

Senati amerikan ka votuar në të mirë të Brett Kavanaugh, të nominuarit të presidentit amerikan, Donald Trump, për gjykatës në Gjykatën Supreme, duke dërguar një hap më tej procesin e miratimit të tij.

Ky votim është konsideruar test për mbështetjen që ka Kavanugh, i cili është përballur me akuza për sjellje të keqe seksuale nga disa gra.

Tani vëmendja ka kaluar te katër senatorë, në votimin përfundimtar që zhvillohet të shtunën.

Në votimin procedural, 51 senatorë kanë votuar për dhe 49 kundër gjyqtarit Kavanaugh.

Miratimi i Kavanaugh të shtunën në Senat do të kthente gjykatën më të lartë në Shtetet e Bashkuara në favor të konservatorëve në vjetët e ardhshme.

Protesta në SHBA kundër gjykatësit Kavanaugh

Paneli prej nëntë gjyqtarëve në Gjykatën Supreme ka fjalën e fundit në çështje të rëndësishme në SHBA, përfshirë abortin, kontrollin e armëve dhe aspekte tjera në jetën politike.

Përveç tjerash, mandati i tyre është i përjetshëm.

Votimi i së premtes ka pasuar protestat kundër Kavanugh, pasi qindra persona janë arrestuar teksa kanë kundërshtuar nominimin e tij në Uashingon.

Protestat janë mbajtur në ditën kur FBI-ja ka dërguar në Komitetin Gjyqësor të Senatit, raportin për Kavanaugh rreth pretendimeve kundër tij për sjellje të keqe seksuale.

Senatorët ndeshen rreth raportit për Kavanaugh

Demokratët kanë thënë se hetimet e kësaj agjencie janë zhvilluar në një rreth më të ngushtë se që është kërkuar, derisa republikanët kanë thënë se ai nuk vërteton akuzat kundër Kavanaugh.

XS
SM
MD
LG