Ndërlidhjet

Sot varroset aktivistja ruse për të drejtat e njeriut, Lyudmila Alekseyeva


Lyudmila Alekseyeva.
Lyudmila Alekseyeva.

Lyudmila Alekseyeva, mbrojtëse e të drejtave të njeriut, që ka sfiduar liderët sovjetikë dhe ata rusë për dekada, do të varroset në Moskë më 11 dhjetor.

Ajo ka vdekur në një spital të Moskës më 8 dhjetor në moshën 91 vjeçare.

Në një ceremoni në Shtëpinë e Gazetarëve, kolegë dhe përfaqësues të huaj kanë nderuar Alekseyevan, duke përfshirë amabasadorin amerikan në Rusi, Jon Huntsman.

Pjesë e kësaj ceremonie ka qenë dhe politikani opozitar, Aleksei Navalny.

Mediat ruse kanë raportuar se edhe presidenti rus, Vladimir Putin ka vënë lule aftër trupit të saj.

Mirëpo pavarësisht kësaj, Alekseyeva ka qenë kritike e luftës së dytë të Rusisë në Çeçeni, të nisur më 1999 gjatë mandatit të parë të Putinit si kryeministër.

Jeta e Alekseyevas

Përveç tjerash, ajo ka qenë edhe kritike e mënyrës si ka dobësuar Putini institucionet demokratike të Rusisë.

Alexeyeva është përballur me kërcënime për jetë gjatë karrierës së saj dhe është detyruar të largohet nga shtëpia, si pasojë e presionit të autoriteteve sovjetike më 1977.

Ajo është kthyer në Rusi më 1993, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik më 1991 dhe ka vazhduar të mbrojë zëshëm të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG