Ndërlidhjet

Zaev: Nuk është koha për Ushtrinë


Pjesëtarë të FSK-së ishin të pranishëm në Kuvendi ne Kosovës, gjatë miratimit të ligjeve për transformimin e FSK-së.
Pjesëtarë të FSK-së ishin të pranishëm në Kuvendi ne Kosovës, gjatë miratimit të ligjeve për transformimin e FSK-së.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur njejtë sikur edhe NATO-ja sa i përket vendimit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë. Zaev ka thënë nuk është momenti për tensione në rajon, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes me qëllim sigurimin e paqes dhe të bashkëpunimit në rajon.

“Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është ashtu, nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Apeloj që edhe masat tjera, që janë ekzistuese në pjesën e doganave të rishqyrtohen, të kthehen prapa dhe t'i respektojmë organizatat ndërkombëtare”, ka deklaruar Zaev.

Por, ndryshe nga Zaev, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, që është pjesë e Qeverisë, nëpërmjet një komunikate, e ka uruar popullin e Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqes dhe stabilitetit të të gjithë rajonit tonë me perspektivë euroatlantike dhe që nga sot, jo vetëm Kosova, por e gjithë Evropa juglindore përfiton edhe një aleat në betejën e ndërtimit të kapaciteteve demokratike perëndimore në vendet tona, të denja për integrim në NATO dhe BE”, ka thënë Ahmeti.

Ndaj deklaratës së kryeministrit Zaev, ka reaguar partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët, duke theksuar se “Kosovën pa ushtri e dëshiron vetëm se Serbia dhe Rusia”, andaj edhe ka kërkuar nga kryeministri që ta tërheqë deklaratën.

XS
SM
MD
LG