Ndërlidhjet

Organizatat për mbrojtjen e mediave i shkruajnë letër Edi Ramës


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Katër organizata ndërkombëtare për media, i bën thirrje të mërkuren qeverisë së Shqipërisë, të tërhiqet nga dy projektligje për mediat në internet.

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe Pen-i Ndërkombëtar, u kërkoi atyre të tërheqin këto projektligje.

Organizatat u kërkuan autoriteteve shqiptare që në përpilimin e ligjeve të përfshijnë edhe gazetarët si dhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare në përgatitjen e ligjeve të reja.

Ato thanë se në vendet demokratike mediat në internet janë vetë-rregulluese.

Në tetor, edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) shprehu shqetësim rreth sistemit të ri të regjistrimit për faqet e internetit të mediave në Shqipëri.

Ndiqeni Radion Evropa e Lirë, përmes aplikacionit në iOS dhe Android

XS
SM
MD
LG