Ndërlidhjet

Bolton në Turqi, rreth planeve të SHBA-së në Siri


Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, takoi në Ankara zyrtarë të lartë turq për të sqaruar disa çështje rreth synimeve të SHBA-së në Siri.

Bolton bisedoi rreth dy orë me Ibrahim Kalin, këshilltar i lartë i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Një zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare në SHBA, Garrett Marquis, tha se dy palët kanë identifikuar çështje të tjera për dialog.

Bolton ka thënë më herët se do që të sigurojë garanci nga Turqia se ajo nuk do të sulmojë milicinë kurde në Siri, e cila është aleate e SHBA-së, në luftën kundër ekstremistëve të grupit Shteti Islamik.

Ai ka thënë se ky është "kusht" për tërheqjen e planifikuar të trupave të SHBA-së nga Siria.

Muajin e kaluar, njoftimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për tërheqje nga Siria ka shkaktuar shqetësim tek aleatët dhe ka çuar në dorëheqjen e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Zyrtarë amerikanë dhe të tjerë frikësohen se tërheqja e SHBA-së mund ta destabilizojë më tej Sirinë dhe të çojë në kërdi ndaj milicisë kurde që ka luftuar përkrah forcave amerikane.

Lexoni edhe këtë:

Trump dëshiron "tërheqje të sigurt" të trupave nga Siria

XS
SM
MD
LG