Ndërlidhjet

Haradinaj: Tarifën e heqim vetëm pas garancës për njohje të Kosovës


Kryeministri, Ramush Haradinaj
Kryeministri, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht tarifën ndaj importeve serbe, vetëm pas garancës ndërkombëtare, për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke.

Ndiqeni Radion Evropa e Lirë, përmes aplikacionit në iOS dhe Android

“Përderisa kemi vetëm sugjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv dhe pa afate qartë të përcaktuara, pa kontratë të para-dakorduar dhe garancë ndërkombëtare, që do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare që rezulton me njohje, taksa vazhdon të mbetet në fuqi”, ka shkruar ai ne rrjetin social Facebook .

Ai ka thënë së është thellësisht i bindur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje.

Lexoni edhe këtë: Vuçiq: Bisedimet me Prishtinën vazhdojnë vetëm kur të tërhiqet tarifa

Qeveria e Kosovës, më 6 nëntor të vitit 2018, pati vendosur tarifën prej 10 për qind për produktet nga Serbia. Me një vendim tjetër, Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor, vendosi tarifën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe kjo u bë shkak që autoritetet serbe të vendosin që të mos vazhdojnë dialogun në Bruksel, deri në heqjen e kësaj tarife.

XS
SM
MD
LG