Policia e Venezuelës hedh gaz lotsjellës në protestat kundër qeverisë
Mbështetësit opozitarë janë përleshur me policinë në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, pasi kryeparlamentari i këtij shteti, Juan Guaido e ka shpallur veten ushtrues detyre i pozitës së presidentit, në marshin e 23 janarit. Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka angazhuar policinë për të shpërndarë pjesëmarrësit e protestave kundër qeverisë dhe ka organizuar marshe tjera që mbrojnë atë. Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me liderët e Brazilit, Kanadasë dhe Argjentinës kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm.
Përmbajtja
-
3 prill 2026Aleatët në konflikt, Kosova në pasiguri
-
30 mars 2026Kosova bëhet gati për natën historike në futboll
Facebook Forum