Ndërlidhjet

Së paku 13 persona të vdekur nga rrokullisja e një autobusi në Shkup


Pamje nga aksidenti.
Pamje nga aksidenti.

Së paku 13 persona e kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur në autostradën Shkup-Tetovë, si pasojë e rrokullisjes së një autobusi me udhëtarë.

Lajmin për viktimat e ka bërë të ditur minstri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

Të plagosurit janë dërguar në qendrën emergjente në Shkup dhe sipas zyrtarëve mjekësorë disa prej tyre janë në rrezik për jetë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta dhe sipas informatave të para, vozitësi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrokullisur në një hendek përgjatë autostradës.

XS
SM
MD
LG