Ndërlidhjet

Parandalohen sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut


Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate ka njoftuar për parandalimin e sulmeve terroriste në disa zona të vendit.

“Pas shkëmbimit të informacioneve operative me vendet partnere, lidhur me planet potenciale për kryerje të sulmeve terroriste në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga pjesëtarë të strukturave radikale mbështetëse të IS-it (Shtetit Islamik), Ministria e Brendshme ka ndërmarrë masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizatorëve, logjistikës dhe kryerësve potencialë të sulmit. Me qëllim të parandalimit të sulmit terrorist, MPB ka përgatitur një plan të masave dhe aktiviteteve. Pas urdhrave të marrë, në disa lokacione të vendit janë kryer bastisje ku janë marrë gjëra dhe aparate të cilat janë të lidhura me sulmin e mundshëm. MPB vazhdon të kryejë aktivitete dhe të ndërmarrë masa për sigurimin e qytetarëve”, thuhet në komunikatën MPB-së.

Detaje mbi të arrestuar të mundshëm nga aksionet e realizuara nuk u dhanë nga ana e policisë.

Pas MPB-së, edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup ka tërhequr vërejtjen nga mundësia e sulmeve terroriste duke kërkuar kujdes nga shtetasit e saj që ndodhen në Maqedoninë e Veriut.

“Organizatat terroriste dhe individë të inspiruar nga ideologji terroriste janë të vendosur të sulmojnë civil, përfshirë edhe shtetasit amerikan jashtë vendit. Terroristët po shfrytëzojnë metoda më pak të sofistikuara për të kryer sulme në vende publike, si me pistoleta, automjete dhe armë të ftohta. Sulmet terroriste dhe incidentet e tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa shtetasit e SHBA-së inkurajohen që të mbajnë nivel të lartë të gatishmërisë”, thuhet mes tjerash komunikatën e ambasadës amerikane.

XS
SM
MD
LG