Ndërlidhjet

Dëmtohen varrezat hebreje në Francë


Rabini Harold-Abraham Weill viziton varrezat e dëmtuara hebreje

Rreth 80 varreza të hebrenjëve në Francë janë dëmtuar, njoftuan zyrtarët.

Dëmtimet e varrezave u zbuluan të martën, në prag të marshimeve mbarëkombëtare kundër rritjes së sulmeve anti-semite.

Ngjarja ndodhi në varrezat e fshatit Quatzenheim, në natën ndërmjet të hënës dhe të martes.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vizitoi varrezat për të inspektuar dëmin, përpara se të drejtohet në Qendrën e përkujtimit të Holokaustit në Paris.

“Është e rëndësishme për mua të jem këtu sot me ju” tha presidenti Macron para udhëheqësve dhe anëtarëve të komunitetit hebre.

Presidenti, Emmanuel Macron, ka dënuar abuzimin anti-semit pasi një intelektual i spikatur ishte në qendër të një sulmi gjatë fundjavës..

Policia hyri për të mbrojtur filozofin, Alain Finkielkraut, pasi u fye me kundërshtime anti-hebreje nga një grup protestuesish "Xhaketat e Verdha" në Paris.

Të dhënat zyrtare kanë treguar se ka pasur një rritje prej 74% të sulmeve anti-semite në Francë vitin e kaluar.

Të dhënat e krimit nga Gjermania të publikuara javën e kaluar zbuluan se shkeljet anti-semite ishin rritur me 10% gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë një rritje prej 60% të sulmeve fizike.

Kohë më parë Bashkimi Evropian shfaqi shqetësimin, lidhur me rezultatet e një hulumtimi, i cili tregon se nëntë nga dhjetë hebrenjtë evropianë besojnë se antisemitizmi është rritur në pesë vitet e fundit. Agjencia e BE-së për të Drejtat themelore deklaroi se 85 përqind e të anketuarve besojnë se antisemitizmi është një problem madhor në vendin e tyre, ndërkaq 38 përqind mendojnë se ky problem po largohet.

XS
SM
MD
LG