Ndërlidhjet

Nëna e Shamimas kërkon mëshirë për vajzën e saj


Shamima Begum
Shamima Begum

Nëna e Shamima Begum, qytetare britanike, e cila i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik në Siri në vitin 2015, i bëri thirrje Qeverisë britanike që të rishqyrtojë vendimin për t'i hequr shtetësinë Shamimas.

Në letrën dërguar Zyrës për Punë të Brendshme nga avokati i familjes, Asma Begum kërkon që autoritetet të veprojnë "nga mëshira".

Letra vjen pas raporteve se djali i sapolindur i Shamimas ka vdekur javën e kaluar.

Shamima ka ikur nga Londra për t'iu bashkuar Shtetit Islamik kur ka qenë 15 vjeçe.

Në një intervistë nga një kamp në Siri, muajin e kaluar, ajo ka kërkuar që të kthehet në Britani, por ka thënë se nuk është penduar që i është bashkuar organizatës ekstremiste.

Në letrën dërguar Zyrës britanike për Punë të Brendshme, avokati i familjes, Tasnime Akunjee, tha se "është e pamundur që Shamima të jetë në gjendje të marrë vendime racionale".

Ai tha se familja nuk ka qenë ende në kontakt të drejtpërdrejtë me Shamiman, tani 19 vjeçe.

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, ka thënë se nuk do të hezitojë të parandalojë kthimin e shtetasve britanikë që kanë mbështetur organizata terroriste, ndërsa te rasti i Shamimas ka paralajmëruar heqjen e shtetësisë.

XS
SM
MD
LG