Ndërlidhjet

Zelanda e Re do të ndalojë disa lloje të armëve


Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Zelanda e Re do të ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim pas sulmeve në Kristçërç, tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Njoftimi vjen, disa ditë pasi një sulmues i armatosur vrau 50 persona, në dy xhami të Kristçërç.

“Historia jonë ka ndryshuar. Tashmë duhet edhe ligjet tona po ashtu”, tha kryeministrja Ardern, e cila pret që legjislacioni i ri të vendoset më 11 prill.

Ndërkohë një amnisti është shpallur për personat që i posedojnë këto armë. Ata mund të i dorëzojnë ato tek autoritetet në këmbim të kompenzimi material. Kryeministrja e Zelandës së Re tha se kjo skemë e kompenzimit do t’i kushtojë vendit rreth 138 milionë dollarë.

“Ky është çmimi që duhet të paguajmë për të siguruar komunitetet e vendit”, tha zonja Ardern.

Policia ka njoftuar se gjitha viktimat e sulmit terrorist tashmë janë identifikuar.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, u akuzua për vrasje.

Në mesin e 50 personave të vrarë në dy xhami, gjatë faljes së Xhumasë, ishin migrantë myslimanë, refugjatë dhe banorë nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, India, Turqia, Kuvajti dhe Somalia.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG