Ndërlidhjet

Notre Dame do të ndërtohet “edhe më bukur”


Notre Dame gjatë renovimit
Notre Dame gjatë renovimit

Presidenti francez, Emmanuel Macron është zotuar se Franca do të rindërtojë katedralen Notre Dame, të shkatërruar nga zjarri, duke shpresuar se puna do të përfundohet në pesë vjet dhe se populli francez do të ndihmojë në restuarimin e simbolit të tyre kombëtar.

Macron ka realizuar një adresim televiziv, pas zjarrit të madh që ka përfshirë zemrën e Parisit të hënën, duke shtyrë edhe një herë mbajtjen e fjalimeve për protestat anti-qeveritare që janë mbajtur për muaj të tërë.

“Ne do ta rindërtojmë Notre Dam-in edhe më bukur dhe dua që të kompletohet në pesë vjet, ne mund ta bëjmë këtë”, është shprehur Macron.

“Varet nga ne, nëse dëshirojmë të kthejmë këtë katastrofë në mundësi për t’u bërë bashkë, për të reflektuar në atë që kemi qenë dhe do të jemi, si dhe të bëhemi më të mirë se tani. Varet nga ne që të gjejmë pikënisjen e projektit tonë kombëtar”.

“Kjo nuk është kohë për politikë”, ka shtuar Macron, i cili ka anuluar fjalimin e planifikuar të hënën në mbrëmje, si përgjigje ndaj protestave të lëvizjes “xhaketat të verdha”.

Video: Notre Dame në flakë

Katedralja Notre-Dame në flakë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:31 0:00

Ai ka vizituar vendin e zjarrit të hënën duke premtuar se do të rindërtohet katedralja, një pjesë e së cilës daton nga shekulli i 12-të.

Maja dhe çatia e katedrales janë shkatërruar, ndonëse struktura kryesore ka qëndruar, pasi më shumë se 400 zjarrfikës kanë marrë pjesë në fikje të zjarrit.

Teksa qyteti dhe i gjithë shteti kanë qenë në vuajtje për simbolin e tyre kombëtar, miliarderë dhe kompani e autoritete lokale kanë qenë të shpejta për të ofruar donacione, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Pas 24 orëve prej kur ka nisur zjarri, janë bërë zotime për ofrimin e 750 milionë eurove, duke përfshirë 500 milionë nga familjet miliardere që kanë në pronësi kompanitë gjigante franceze, Kering, LVMH dhe L’Oreal.

Prokurori Publik i Parisit, Remy Heitz, ka thënë se aktualisht ende nuk ka ndonjë shenjë se prej nga ka mundur të nisë zjarri. Zyrtarët kanë njoftuar se 50 persona janë duke punuar në hetimin që është cilësuar se do të jetë i gjatë dhe tejet kompleks.

“Katedralja e njerëzve”

Mesazhet e ngushëllimit drejt Parisit janë nisur nga e gjithë bota.

Papa Françesku, lider i Kishës Katolike, është lutur për të gjithë të prekurit e këtij zjarri duke thënë: “Notre Dame do të mbetet gjithmonë, ashtu siç e kemi parë në këto orë, një vend ku besimtarët dhe jobesimtarët do të bashkohen në momentet më dramatike në historinë e Francës”.

Katedralja Notre Dame përmes fotografive

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta, ka shprehur dhimbje të thellë, derisa Princi Charles ka thënë se është “zemërthyer”.

Përveç tyre, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ofruar ndihmë për të ndërtuar atë që ajo e ka cilësuar si “pjesë të trashëgimisë tonë evropiane”.

E konsideruar si një nga shembujt më të të mirë të arkitekturës gotike evropiane, Notre Dame vizitohet nga më shumë se 13 milionë persona brenda një viti.

“Notre Dame është katedrale e njerëzve, njerëzve të Parisit, e popullit francez, e popullit të gjithë botës. Është pjesë e historisë sonë, e asaj që e kemi të përbashkët, e asaj që ndajmë”, ka thënë ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner.

Kjo katedrale ka rëndësi të veçantë pasi aty Henry VI i Anglisë është shpallur “Mbret i Francës” më 1431, më pas Napoleoni është bërë perandor më 1804, dhe presidentët Charles de Gaulle e Francois Mitterrand janë betuar në ambientet e saj.

Zinxhiri njerëzor

Kjo katedrale është në pronësi të shtetit dhe ka qenë qendër e konflikt në mes të kombit dhe dioqezës së Parisit rreth financimit të punimeve që kanë nisur më herët.

Organizata për bamirësi në aspekte të trashëgimisë, Fondation du Patrimoine, ka thënë se ende është shumë herët për të vlerësuar dëmin që është bërë.

Paolo Violini, specialist për rindërtimin e muzeve të Vatikanit, ka thënë se shpërndarja e zjarrit ka qenë shumë e madhe.

“Ne jemi mësuar t’i mendojmë këto objeke si të paprakeshme, pasi kanë qenë aty për shekuj, apo mijëra vjet, mirëpo në realitet ato janë shumë të ndjeshme”, ka thënë Violini.

Kompania që ka qenë duke kryer renovimet në kohën kur ka nisur zjarri, ka thënë se do të bashkëpunojë plotësisht me hetuesit.

“Unë mund të them se në momentin e nisjes së zjarrit, asnjë nga punëtorët e mi nuk ka qenë në objekt. Ne kemi respektuar të gjitha procedurat”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë familjare, Le Bras Freres, Julien Le Bras.

Shumë relikte dhe objekte tjera i kanë shpëtuar zjarrit. Në një moment, zjarrfikësit, zyrtarët policorë dhe punëtorët komunalë kanë formuar një zinxhir njerëzor për të larguar nga objekti gjësendet me vlerë, të punuara me ar, disa prej të cilave kanë datuar nga shekulli i 13-të.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG