Ndërlidhjet

Gjykata vendos masë të arrestit shtëpiak ndaj dhjetë grave të kthyera nga Siria


Qendra për të Huaj në Vranidoll

Të gjithë të kthyerit nga Siria në Kosovë janë liruar nga Qendra për të Huaj në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku mbaheshin që nga dita e shtunë, konfirmoi Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërkaq, 32 gra të kthyera janë duke u hetuar nga institucionet e Kosovës.

Disa nga gratë e kthyera nga Siria, të martën janë paraqitur para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Bashkë me gratë e kthyera kanë qenë edhe avokatët e tyre mbrojtës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër 10 grave të pandehura, me inicialet, V.B., F.D., F.L., N.H., A.Z., V.K., H.K., L.L., S.S. dhe M.A. për shkak të veprës penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Të dhjetë grave u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaj për secilën, duke filluar nga data 23.04.2019 deri më 23.05.2019.

Sipas njoftimit të Gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak.

Dhjetë gra të kthyera nga Siria paraqiten në gjykatë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:11 0:00

Gjatë ditës, avokatja Fehime Gashi-Bytyqi, e cila mbron një nga gratë që po hetohen nga Prokuroria, tha se kanë bërë kërkesë ndaj Prokurorisë për mbrojtje në liri.

"Kemi bërë këtë kërkesë për shkak që ato kanë fëmijë dhe nuk janë në gjende aq të mirë shëndetësore", shtoi avokatja.

Video: Të kthyerit nga Siria bashkohen me familjet e tyre

Të kthyerit nga Siri bashkohen me familjet e tyre
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Prokuroria Speciale konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se këto gra kanë qenë edhe më parë nën hetime, porse ato janë pezulluar për shkak se të dyshuarat kanë qenë të paarritshme për prokurorinë.

Sylë Hoxha, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, konfirmoi rinisjen e hetimeve.

“Hetimet do të vazhdojnë, sepse ato edhe më parë kanë qenë nën hetime, por hetimet janë pezulluar për shkak se kanë qenë të paarritshme për prokurorinë, kështu që do të rifillojnë hetimet për 32 prej tyre, për momentin”, tha Hoxha.

Sipas tij, edhe pse gratë janë liruar, prokuroria do të vazhdojë ndërmarrjen e hetimeve.

Institucionet e Kosovës kthyen në Kosovë, mesnatën e së premtes, 110 kosovarë, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për procesin e kthimit të 110 kosovarëve nga zonat e konfliktit në Siri.

Haradinaj ka kërkuar kujdes ndaj të kthyerve.

“Procesi i kthimit është bërë me mbështetjen e SHBA-së dhe procesi i vendimmarrjes paraprak lidhur me këtë vendim për kthim ka qenë një proces ligjor, kushtetues dhe i gjithi ka kaluar nepër procedurat e parapara në situata të tilla. Kërkoj që ta vazhdojnë me seriozitet për kujdesen ndaj të kthyerve. Kemi propozim për dekorim të dy institucioneve tona, njërit të AKI-së dhe tjetrit të policisë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e ofruar në kthimin e kosovarëve nga Siria në Kosovë.

*Video: Rrugëtimi i 110 kosovarëve nga Siria në Kosovë

Rrugëtimi i 110 kosovarëve nga Siria në Kosovë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:39 0:00

Avokatja Merita Bajraktari, që mbron një nga gratë e kthyera nga Siria në Kosovë, ka konfirmuar për Radio Evropa e Lirë se gruaja të cilën ajo e mbron është në mesin e personave që u liruan nga Qendra për të Huajt në Vranidoll.

Bajraktari thotë se klientja e saj është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me dyshimet se ishte pjesë e grupeve terroriste.

“Ajo, momentalisht është në shtëpi dhe e pret ftesën e prokurorit në procedura të mëtutjeshme”, tha Bajraktari.

Bajraktari tha se klientja e saj është intervistuar nga hetuesit policorë për mënyrën e shkuarjes si dhe për kohën e qëndrimit të saj në Siri.

“Në të vërtetë kjo e mohon këtë, e mohon klientja ime dhe i tregon arsyet e saj pse ka shkuar. Ka shkuar të burri i saj dhe normal ka qenë e dashuruar, ka qenë jeta e padurueshme pa prezencën e bashkëshortit çka, kjo është edhe normale dhe sipas saj, ky është motivi i saj i cili e ka bërë që të shkojë dhe është përballur me shumëçka, me peripeci të panumërta derisa është kthyer dhe është shumë e lumtur që është kthyer”, tha Bajraktari për Radio Evropa e Lirë.

Organizatat e shoqërisë civile, që kanë hulumtuar shkaqet e shkuarjes së kosovarëve në luftën e Sirisë, thonë se integrimi i të kthyerve do të jetë proces sfidues për institucionet e Kosovës.

Shpat Bala, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se institucionet duhet pasur shumë kujdes, sidomos me mundësinë radikalizmit të fëmijëve.

“Në këtë fazë është shumë mirë që institucionet të mos nguten pa i hetuar të gjitha gratë e kthyera dhe duhet të jenë të koncentruar në integrimin e fëmijëve dhe të intervenojnë institucionet në rast se nënat e tyre që janë këtu, janë duke u hetuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja dhe në rast se qëndrimi në familjet e tyre mundet me paraqit rrezik më të madh për radikalzim të mëtejshëm”, tha Bala.

Video nga arkivi: Riintegrimi pas vuajtjes së dënimit

Riintegrimi pas vuajtjes së dënimit
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:03:33 0:00

Bala tha se institucionet e Kosovës, para se t’i lironin gratë e dyshuara, atyre do të duhej t’u bëhej fillimisht vlerësim i nivelit të rrezikshmërisë.

“Është dashur që të bëhet një vlerësim i rrezikut që vjen nga ana persona dhe duke e pasur parasysh këtë, mendoj se nuk ka qenë mirë që i kanë lëshuar për një periudhë kaq të shkurtër. Është që t’i mbajnë edhe pak kohë derisa të bëhet një vlerësim mbi rrezikun që ato gra mund të paraqesin dhe nëse vlerësohet se një grup i tyre e kanë rrezikshmërinë më të lartë, atëherë direkt prej kampit në Vranidoll unë mendoj se ka qenë më e arsyeshme nëse kishin shkuar në mbikëqyrje të shtetit, në këtë rast me i burgosur disa prej tyre”, tha Bala.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, një ditë pas kthimit të tyre në Kosovë, njoftoi se nga Siria u kthyen katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu edhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Për katër luftëtarët, Qalaj tha se ata janë arrestuar në momentin e mbërritjes në Kosovë. Ndaj tyre tashmë është caktuar masa e paraburgimit.

Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik.

Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, ndërkohë që shumë gra dhe fëmijë kanë vazhduar të mbeten në atë zonë.

Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja mund të dënohet deri në 15 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG