Ndërlidhjet

Lirohet deputeti Dardan Molliqaj


Ilustrim
Ilustrim

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), Dardan Molliqaj, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës mëngjesin e së hënës, u lirua, bënë të ditur zyrtarë të PSD-së.

Natyra Kuçi, zëdhënëse në këtë parti, tha shkurt për Radion Evropa e Lirë se deputeti Molliqaj është liruar me procedurë të rregullt.

Dardan Molliqaj, sipas një njoftimi të mëhershëm nga PSD-ja, u arrestua nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

PSD-ja tha se arrestimi i Molliqajt u bë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore.

XS
SM
MD
LG