Ndërlidhjet

Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re akuzohet për terrorizëm


Kristçërç, Zelandë e Re
Kristçërç, Zelandë e Re

Policia në Zelandën e Re tha se sulmuesi i xhamive në qytetin Kristçërç u akuzua për terrorizëm.

Australiani Brenton Tarrant - i vetëdeklaruar supremacist i bardhë - u ngarkua më herët me 51 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje.

Akuza për terrorizëm bart dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Policia tha përmes një deklarate se Tarrant u akuzua për "angazhim në një akt terrorist".

Tarrant akuzohet për vrasjen e 51 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në dy xhami të Kristçërçit, më 15 mars.

Kanë qenë këto të shtënat më vdekjeprurëse masive në Zelandën e Re.

Disa javë më vonë, Parlamenti i këtij vendi votoi për ndalimin e armëve gjysmë-automatike.

Tarrant, 28 vjeç, do të paraqitet në gjykatë në qershor.

Më shumë në këtë temë:

Kryeministrja e Zelandës së Re: Sulmuesi është “pa emër”

Nacionalizmi i bardhë nuk do të tolerohet nga Facebook-u

XS
SM
MD
LG