Ndërlidhjet

OKB shpreh shqetësim për retorikën midis SHBA-së dhe Iranit


Anijet e SHBA-së në Detin Arab.
Anijet e SHBA-së në Detin Arab.

Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim për retorikën gjithnjë e më konfrontuese midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe bënë thirrje për qetësi.

Në një nga postimet e tij në Twitter, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se "nëse Irani do luftë, ajo do të jetë fundi zyrtar i Iranit".

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i hodhi poshtë, siç tha, provokimet e Trumpit për "gjenocid" dhe e paralajmëroi presidentin amerikan që të mos e kërcënojë Iranin.

"Ne jemi të shqetësuar për retorikën e tensionuar", tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, dhe bëri thirrje për qetësi.

Vërejtjet e tij vijnë në kohën e shqetësimeve për një konflikt të mundshëm ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Uashingtoni urdhëroi forcimin e pranisë ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, duke u thirrur në "kërcënime të menjëhershme" nga Irani.

Teherani i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së dhe tha se Uashingtoni po i përshkallëzon tensionet.

Të dyja palët thonë se nuk duan luftë.

Tensionet mes tyre janë rritur dukshëm javëve të fundit, pasi SHBA-ja ka forcuar sanksionet kundër Iranit, ndërsa ky i fundit ka kërcënuar se do të pasurojë uranium më pranë niveleve të armëve bërthamore.

Më shumë në këtë temë: Tensione të reja midis armiqve të vjetër

XS
SM
MD
LG