Ndërlidhjet

Mueller: Akuzimi i Trumpit nuk ka ekzistuar si mundësi


Këshilltari Special, Robert Mueller.
Këshilltari Special, Robert Mueller.

Këshilltari Special, Robert Mueller, ka thënë se akuzimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ndonjë krim, nuk ka ekzistuar si mundësi, bazuar në rregulloren e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Sipas tij, do të ishte e padrejtë që dikush potencialisht të akuzohej për krim kur nuk do të kishte mundësi që rasti të paraqitej në gjykatë.

Mueller ka thënë po ashtu se edhe nëse dëshmon para Kongresit amerikan për hetimet e tij, ai nuk do të ofrojë ndonjë informacion që nuk gjendet në raport.

Komentet e tij në Departamentin amerikan të Drejtësisë, vijnë në kohën kur po vazhdojnë hetimet nga një varg demokratësh për të gjeturat e Muellerit.

Sipas Muellerit, pjesa kryesore e hetimeve të tij është se, Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

“Ka pasur disa përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në zgjedhjet tona dhe kjo akuzë meriton ta ketë vëmendjen e secilit amerikan”, ka thënë ai.

Mirëpo Mueller po ashtu ka përmendur pikën e dytë më të rëndësishme të raportit të tij, duke thënë se “nëse ai dhe hetuesit do të ishin të sigurt se Trump nuk ka kryer krim, një qëndrim të tillë do ta publikonin në raport”.

Pas deklaratave të Muellerit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një postimi në Twitter se komentet e Këshilltarit Special nuk janë ndryshe prej raportit.

“Asgjë nuk ndryshon nga Raporti i Muellerit. Nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme, që, në shtetin tonë i bie se një person është i pafajshëm. Rasti është mbyllur! Faleminderit”, ka shkruar ai.

Për dy vjet, Mueller dhe ekipi i tij kanë hetuar nëse ka pasur bashkëpunim në mes të fushatës zgjedhore të presidentit Trump dhe Rusisë.

Në një përmbledhje të redaktuar, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr ka thënë se Mueller nuk ka gjetur se ka prova të mjaftueshme që Trump ka bashkëpunuar me Rusinë, pavarësisht pse janë vërtetuar përfundimet e agjencive amerikane të Inteligjencës, se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.

Barr: Mueller nuk ka gjetur se Trump ka penguar drejtësinë

Prokurori i përgjithshëm amerikan "shpërfill" Kongresin

Raporti i Muellerit kthehet në librin më të shitur në SHBA

XS
SM
MD
LG