Ndërlidhjet

Trump: Nuk jam racist


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka insistuar se ai nuk është racist, pas sulmeve të tij në Twitter, ndaj katër kongresisteve amerikane.

“Nuk kam asnjë kockë raciste në trupin tim”, tha presidenti Trump.

Ai kishte thënë se kongresistet, duhet të "kthehen" në vendet nga të cilat ato "kanë ardhur", duke ngjallur një zemërim të gjerë në mesin e demokratëve.

Trump ishte akuzuar për racizëm dhe ksenofobi.

Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë në të cilën dënon deklaratat e Trumpit si “komente raciste, që kanë legjitimuar frikën dhe urrejtjen ndaj amerikanëve të rinjë dhe atyre më ngjyrë”.

Katër republikanë dhe një i pavarur u bashkuan me 235 ligjvënës demokratë, të cilët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, në mbështetje të rezolutës.

Të martën, katër kongresistet amerikane, që u sulmuan nga presidenti Donald Trump me deklarata, iu përgjigjen atij në një konferencë për media.

Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib i bënë thirrje popullit amerikan që të mos bie në kurthet e retorikës së presidentit.

Presidenti nuk i përmendi në mënyrë eksplicite gratë në postimet e tij në Twitter, por konteksti e bëri të qartë lidhjen me katër kongresistet demokrate.

XS
SM
MD
LG