Ndërlidhjet

Gjykata e Shkupit vendos për rastin e Tomor Morinës


Shkupi
Shkupi

Gjykata Penale e Shkupit ka dhënë mendimin lidhur me ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, i cili, sipas saj, nuk duhet të ekstradohet në Serbi.

Gjykata konsideron se në rastin në fjalë nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Morinës, ndërsa mendimin, me gjithë dokumentacionin, përfshirë edhe kërkesën serbe, e ka dërguar për shqyrtim të mëtejmë në Gjykatën Supreme.

“Këshilli Penal pranë Gjykatës Penale në Shkup pasi ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, si dhe duke marrë për bazë praktikën e vendosur gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, ka marrë vendimin se nuk janë përmbushur kushtet e ekstradinmit në Republikën e Serbisë si palë që ka paraqitur kërkesën për ekstradim", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykatat Penale gjithashtu e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit deri në përfundimin e gjithë procedurës.

Morina, ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, bazuar në një fletarrest të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, që aktualisht gjendet në burgun e Shkupit, dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, ka kryer krime kundër popullatës civile në Kosovë.

XS
SM
MD
LG