Ndërlidhjet

Konsumimi i mishit po i kontribuon ngrohjes globale


Ilustrim.
Ilustrim.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara besojnë se ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit, nga produktet e mishit në pemë dhe perime, mund të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Në një raport të publikuar së fundmi është thënë se konsumimi i madh i mishit dhe produkteve të qumështit në vendet perëndimore, është duke nxitur ngrohjen globale.

Megjithatë shkencëtarët nuk kanë kërkuar nga secili që të kthehet në vegjetarian.

“Ne nuk po iu themi njerëzve që të mos hanë mish. Në disa vende njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër. Mirëpo është e qartë se në Perëndim, jemi duke ngrënë më shumë se që duhet”, ka thënë profesori, Pete Smith, teksa ka bërë të ditur të gjeturat e raportit të hartuar nga 107 shkencëtarë në Gjenevë.

Në këtë raport kërkohet marrje e masave për të ndalur dëmin që po i bëhet tokës, proces i cili besohet se kontribuon në ndryshime klimatike.

Aty po ashtu paralajmërohen disa qeveri, se planet e tyre për të rritur drunj dhe për t’i djegur më pas ata për të prodhuar energji, do t’i kontribuojnë prodhimit të ushqimit, përveç nëse parashihet ndonjë shkallë kufizuese.

Sipërfaqja tokësore e planetit dhe mënyra si shfrytëzohet ajo, konsiderohet bazë për funksionimin e shoqërisë njerëzore dhe ekonominë globale.

Guterres paralajmëron "katastrofë" nëse ngrohja nuk ndalet​

Shkencëtarët kërkojnë veprim për të ngadalësuar ngrohjen globale​

XS
SM
MD
LG